E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta SHBA te shqetesuara qe Irani dergon arme ne Irak

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara qe Irani furnizon me arme forcat ekstreme ne Irak.

Zoti Paneta i beri keto komente sot gjate nje ndalese ne Irak ku do te takohet me udheheqesit e ketij vendi per te diskutuar mbi te ardhmen e trupave amerikane ne Irak. Gjate takimit me nje grup ushtaresh amerikane ne Bagdat zoti Paneta tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund te lejojne vazhdimin e armatosjes se kryengritesve dhe se do te merren drejtperdrejte me kete gjendje te krijuar.

Uashingtoni akuzon Iranin per furnizimin e kryengritesve shiite me arme si pasoje e te cilave jane vrare shumica e 15 ushtareve amerikane qe humben jeten gjate muajit qershor ne Irak. Qershori ishte muaji me numrin me te madh te viktimave mes ushtareve amerikane ne dy vitet e fundit. Zoti Paneta pritet tu kerkoje zyrtareve irakiane te vendosin ne se duan qe trupat amerikane te qendrojne ne Irak pertej fundit te ketij viti sic eshte afati i parashikuar.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›