E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanoset Mevlan Shanaj, policia ndalon autorin e ngjarjes

Vihet në prangat e policisë, shtetasi Adrian Hoxhallari në Pogradec, ndërsa akuzohet për kanosje me armë ndaj aktorit Mevlan Shanaj.

Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se arrestimi është realizuar në fshatin Osnat, ku Hoxhallari është arrestuar si autori i kanosjes. Të shtënat me armë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në banesën e Mevlan Shanajt në Pogradec, kanë vënë në alarm policinë e qytetit juglindor.

Mësohet se shtetasi Adrian Hoxhallari, fqinji i Shanajt, ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së tij, por fatmirësisht aktori u ka shpëtuar plumbave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›