E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Kosovës, kundër marrëveshjes Prishtinë-Beograd

Serbët e Kosovës, thonë se hedhin poshtë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse ajo i njeh “pretendimet e Kosovës për shtetësi”.

Rreth 600 përfaqësues të komunave serbe kanë miratuar një dukument, në të cilin thuhet se “marrëveshja ishte një akt i tradhëtisë kombëtare dhe kundër interesave të shtetit”.

Ata po ashtu i kanë bërë thirrje Beogradit të ndërpresë bisedimet me Prishtinën dhe të ndalojë bashkëpunimin me misionin e EULEX-it.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›