SHBA Kiine bisedime rreth mosmarreveshjeve territoriale ne Detin e Kines se Jugut

Shefi i ushtrise kineze kritikoi Shtetet e Bashkuara per zhvillimin e manovrave te perbashketa ushtarake ne Detin e Kines se Jugut dhe per operacionet e fluturimit ne brigjet e tij. Gjenerali Chen Bing De i beri komentet sot ne nje konference te perbashket shtypi me homologun e tij amerikan admiralin Mike Mullen.
Komandante te larte ushtarak nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina thane se zhvilluan sot bisedime te hapura rreth mosmarreveshjeve territoriale ne Detin e Kines se Jugut dhe ceshtje te tjera te debatueshme.
Lajmet cituan shefin e shtabit te forcave te armatosura kineze Chen Bing-De te kete thene se te dyja palet diskutuan gjithashtu edhe per sigurine kibernetike zhvillimin ushtarak te Kines dhe perqasjen e disa politikaneve amerikane ndaj Kines.
Gjenerali Chen shprehu shqetesim rreth operacioneve ushtarake amerikane ne Detin e Kines se Jugut
Megjithese Shtetet e Bashkuara jane shprehur disa here se nuk jane te gatshme te nderhyjne lidhur me mosmarreveshjet ne Detin e Kines se Jugut ato po dergojne sinjale te kunderta ne bote. Shtetet e Bashkuara kane kryer stervitje te perbashketa ushtarake me Vietnamin dhe Filipinet ne Detin e Kines se Jugut megjithese e kane bere kete edhe me pare ne kete kohe ato jane shume te papershtatshme.
Admirali Mike Mullen tha pas mberritjes se tij ne Pekin dje se eshte i shqetesuar rreth mosmarreveshjeve te Kines me Filipinet dhe Vietnamin per pretendimet territoriale ne detin e Kines se Jugut te pasur me burime. Kina thote se Shtetet e Bashkuara duhet qendrojne larg kesaj mosmarreveshje.
Uashingtoni ripohoi se fundmi angazhimin e tij permes nje traktati te perbashket mbrojtjeje me Filipinet
Shtetet e Bashkuara kane qene te pranishme ne rajonin e Azise dhe Paqesorit per dekada dhe ne kemi kryer manovra ushtarake me aleatet dhe miqte tane ne kete pjese te botes per dekada me radhe dhe do te vazhdojme te bejme te njejten gje.
Zoti Mullen eshte ne Pekin ne nje vizite kater ditore e para e nje shefi te shtatemadhorise amerikane qe nga viti 2007. Media kineze citoi gjeneralin Chen te kete thene se te dyja palet gjeten pika te perbashketa por kishin opinione te ndryshme per disa ceshtje.