E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia 98 vjet e pavarur mes sfidave per mbijetese

28-11-2010 / Gazeta 55

Historia e cmontimit te zinxhireve te se keqes 45 vjecare dhe rrugetimit te sigurt drejt BE-se

Mbare kombi shqiptar kremton sot diten e shenuar 28 Nentorin e shpalljes se Pavaresise. Plot 98 vjet me pare Ismail Qemali do te shpallte ne Vlore Shqiperine e pavarur pas nje roberimi shekullor nga okupatoret otomane dhe shpesh here te provokuar edhe nga fqinjet ziliqare dhe grabitqare te etur per troje e pushtet te mbi pushtetshem.
Pas 5 shekujsh pushtimi nga perandoria Osmane ne vitin 1912-te historia filloi te flase per ekzistencen e nje kombi qe gjithmone kishte prodhuar figura te ndritura te cilet kishin mbushur aksionin e kohes por gjithmone duke mos pasur nje territor te lire apo nje aparat shteteror per te ushtruar funksionet e veteqeverisjes zinxhiret e roberise ishin ndryshkur aq shume sa koha nuk priste me.
Do te vinte nentori i ftohte i vitit 1912s per te mbetur ne histori si nentori i shqiptareve nentori i historise se re te Shqiperise. Nentori i viti 1912 valeviti per here te pare te lire flamurin me Shqiponjen dy krenare duke i dhene fund keshtu shfrytezimit dhe shtypjes 500 vjecare.
Sidoqofte edhe pas ketij momenti historik te pervuajtur historia nuk foli e gjitha per Shqiperine dhe shqiptaret. Copetimi i trojeve ne konferencen e ambasadoreve ne Londer la jashte pothuajse pjesen me te madhe te territorit duke nxjerre jashte kufijve qe u cilesuan te lsquoligjshem nga nderkombetaret Kosoven nje pjese te mire te territorit te sotem te Malit te Zi dhe thuajse gjysmen e terrenit ku sot shtrihet ish Republika Jugosllave e Maqedonise.
Sikur te mos mjaftonte gjymtimi dhe shperfytyrim i kombit do te vinte vitit 1945-se vetem pak muaj pas kapitullimit te nazisteve qe Shqiperia te binte perseri ne daret e roberise por kete radhe jo nga te huajt por nga vete shqiptaret te inspiruar nga tezat vrastare te Stalinit dhe ideologjise komuniste te Moskes. Plot 45 vjet sundimi te kasandrave komuniste mjaftuan per te shtypur dhe dhunuar identitetin e shqiptareve duke i larguara ata sistematikisht nga Evropa e zhvilluar.
Ishte fillimi i viteve 90-te qe do te hynte ne histori si dekada e kombit shqiptar dhe e Shqiperise. Rrezimi i kasandres komuniste celi nje ere te re zhvillimi dhe progresi qe lakmonte kapjen e menjehershme e ritmeve te progresit dhe zhvillimit te Evropes se Bashkuar. Edhe pse ideali evropian nuk u zbeh per asnje moment falangat e nomenklatures komuniste u munduan me te gjitha rrethanat per te rrezuar tempullin e lire dhe ambicien e integrimit.
Por fatmiresisht koha e roberise ka vdekur. Sot jane dekadat e Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe jetojne dhe punojne brenda apo jashte vendit.
Shqiperia dhe shqiptaret shohin te perendimi dhe Evropa e Bashkuar realitetin te cilit i perkasin jo vetem gjeografikisht por edhe historikisht. Pikerisht vendimi per liberalizimin e vizave te qytetareve shqiptare me vendet e BE-se eshte shenje e qarte besimi te institucioneve te Brukselit si dhe hapi i pare per te ndrequr gabimet e te shkuares se hidhur ndaj kombit shqiptar.
Leonard Quku

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›