Lufta e Edi Rames kunder Shtepise Botuese 55 lidhet me keqardhjen e tij per Zonjen e Zeze Nexhmije Hoxha
-Shtepia botuese me e suksesshme ne vend sulmohet sepse ajo u ka hapur rrugen te vertetave te lidhjeve te Edi Rames me Nexhmije Hoxhen. Prej marredhenies se Nexhmijes me Kristaqin lindi ortakeria e Edvinit me djalin e madh te diktatorit dhe me pas kujdestaria e Zonjes se Zeze per fatin politik te kryetarit aktual te PS.
-Edvini perpiqet ta fshehe kete fakt duke sulmuar botuesin por ai duhet ta dije se bashkepunetoret e tij ilegale kryejne te njejtat sherbime edhe ne krahun e kundert.
-Sulmet ndaj librave jane nje firme talebanizmi dhe vec sa konfirmojne unifikimin e fatit politik te Edi Rames me ate te Zonjes se Zeze dhe regjimit taleban te diktatorit
Edi Rama seshte ndalur dot dy ditet e fundit e per shkak te nje detyrimi te thelle qe ai ka ndaj bashkeshortes se diktatorit Zonjes se Zeze si dhe establishmentit politik qe trashegon prej saj ka ndermarre dy sulme ndaj Shtepise Botuese 55 dhe intelektualit qe e ka themeluar kete ent botues se bashku me te perditshmen 55.
Lufta e Edi Rames ndaj Shtepise Botuese 55 lidhet drejtperdrejt me keqardhjen qe ai ka per gjendjen e pashprese ne te cilen gjendet Nexhmije Hoxha si dhe me domosdoshmerine qe rrjedh per ta ndihmuar ate me sa te mundet e ku te mundet. Ky detyrim eshte aq i madh saqe Edvini detyrohet te nise nje beteje kunder librit kunder fjales e kunder protagonizmit te intelektualeve. Ai e di shume mire se beteja te tilla jane te destinuara te humben por e ben sepse e komandon kimizmi negativ qe ka ndaj gazetes me te njohur te se djathtes ne vend por edhe fatalizmi qe po shoqeron aktualisht aksionin e tij politik.
Historia e Shtepise Botuese eshte e mbushur me libra te mire e te suksesshem sepse ata nuk i shkojne midese se Edvinit e bash per kete duket se ata edhe kane suksesin e merituar tek shqiptaret. Kjo histori eshte e mbushur me kontribute te pamohueshme ne editorine shqiptare por Edi Rames nuk i interesojne fort librat. Prandaj edhe ne akuzat pa dogane te dy diteve te fundit ndaj Fahri Balliut dhe Shtepise Botuese 55 ai sflet per tituj librash te papershtatshem e as per tituj librash qe sduhet te shkojne prane bibliotekave te shkollave. Afermendsh ai smund te artikuloje akuza publike ndaj Ismail Kadarese e Jozef Ratzingerit edhe pse qejfi do tia kishte smund te kritikoje monografite per Nene Terezen e Ibrahim Rugoven smund te mohoje kontributet me botimet e Indro Montanelit e Oriana Fallacit Maks Velos e Beqir Ajazit Tomas Manit e Franc Babingerit mund te rrudhe buzet por smund te kundershtoje cmimin e Bibliofilise te fituar se pari nga Botimet 55 me vepren Historia e Shtetit Shqiptar mund ti dhembe koka por eshte i detyruar te vleresoje kontributin me kolanen e botimeve Intelligenda...
Do vijonim gjate duke numeruar botimet e Shtepise Botuese 55 dhe profilizimin e saj ne kontribute te tilla si botimet e mendimtareve shqiptare botimet e kolanave me moderne te librave filozofike dhe kontributin ne ringjalljen dhe mbrojtjen e vlerave me te mira te shqiptareve kudo ku ato ndodhen e shfaqen por Edi Rama se ka fare vemendjen tek librat. Madje ai mund te jete i ndergjegjshem per faktin se 55-a eshte aktualisht shtepia botuese me e suksesshme ne vend me me shume se 50 tituj inedite ne vit. Te gjitha keto mund ti pranoje Edi Rama pasi keto fakte mund tia kene thene edhe bashkepunetoret e tij ilegale qe ashtu sic i feshferijne atij tek veshi po ashtu vijne e bejne te njejten gje edhe tek krahu tjeter per gjera shume te renda qe perfshijne jeten e tij publike e private e qe seshte cudi qe ofrojne edhe prova ne menyre qe neser te jene te mbrojtur nga zemerimi i nje njeriu qe eshte mesuar te mbijetoje vec me pabesine.
Edi Rama mund ta pranoje se 55-a eshte Shtepia Botuese me e suksesshme ne vend por smund te pranoje faktin se kryesuksesi i saj eshte monografia Zonja e Zeze Nexhmije Hoxha e ribotuar deri me tani 9 here ne shqip dhe e botuar ne frengjisht rumanisht turqisht e maqedonisht nga shtepite me te medha botuese te atyre vendeve. Edi Rama pranon suksesin e 55-s por spranon dot faktin se edhe Ministria shqiptare e Arsimit ka perceptuar te njejtin sukses te tregut dhe i eshte bashkuar nje aksioni te mirefillte humanist te kryeministrit Berisha per te derguar ne bibliotekat e shkollave shqiptare vlerat e mirefillta te qyteterimit tone dhe jo ato filosllavizmat qe kalben ende bibliotekave shkollore qysh nga porosite e Institutit te Marksizmit qe drejtohej nga Zonja e Zeze e Diktatures Enveriste.
Kete realitet se pranon dot Edvinit sepse ky realitet i dhemb atij dhe i dhemb Zonjes se Zeze. Pikerisht tek kjo lidhje lexohet edhe sulmi i Edi Rames ndaj Shtepise Botuese 55 nje sulm qe atij i demton imazhin por pune e madhe mjaft qe ti jepet nje shenje besnikerie Zonjes se Zeze.
Lidhja e Edi Rames me Nexhmije Hoxhen nuk eshte lidhje rastesore ajo eshte lidhje breznie e interesash. Bashkepunimi i Nexhmije Hoxhes me Kristaq Ramen mund te detajohet ne njemije e nje fije te zeza e roze por fakt mbetet se prej andej u celikos edhe lidhja e Edvinit-femije me djalin e madh te diktatorit. Kjo marredhenie e shnderroi Nexhmije Hoxhen ne nje tutore te karrieres se djalit te Kristaqit. Pjese e kesaj kujdestarie eshte edhe emigracioni i fshehur i Rames ne vitet 90-91 i kryer me porosi te Nexhmijes per ta mbrojtur ate nga ngjarjet e pritshme por edhe per ta pergatitur per projektin e ri antishqiptar qe po udheheq sot e gjithe diten opozita social-komuniste.
Nga kjo kujdestari lindi edhe perpjekja per rikthimin e pinjolleve te Bllokut ne krye te Partise Socialiste menjehere sapo Edi Rama bleu postin e kryetarit te partise me fondet e nomenklatures se Enverit.
Por droja se kjo zbulese mund te behet shume popullore e shtyu Edvinin te shkelte rregullat e etikes se nje emisioni televiziv ne Top Story dhe te rrefente tmerrin qe pat provuar kur mori vesh botimin se afermi te monografise Zonja e Zeze... edhe ne italisht nga nje ent i madh botues. Frika e kesaj zbulese e detyron Ramen te mbaje sjellje jopolitike ndaj Shtepise Botuese 55 dhe themeluesit te se perditshmes 55 publicistit Fahri Balliu por kjo beteje sfitohet dot ne rrafshin e shpifjeve e as ne rrafshin e goditjeve te uleta poshte brezit. Ato kane afermendsh edhe kunderpergjigjet respektive dhe nje karakter bizantin si kryetari uzurpator i opozites duhet ta dije se bashkepunetoret e tij ilegale qe i ofrojne kete tablo sinoptike te jete i sigurte se po bejne te njejten gje edhe ne drejtimin e kundert cka afron popullarizimin e deshiruar te zbuleses se Edi Rama ka dale nga xhepi i kostumit demode te Nexhmije Hoxhes dhe eshte ne politike per te mbrojtur nomenklaturen e interesave te saj.
Eumlshte nje beteje e humbur pasi dekomunistizimin e vendit se ndal asgje as omnipotenca e shtirur e Zonjes se Zeze. Sa me shpejt te kuptohet kjo aksiome aq me pak qesharak do te shfaqet kryetari i opozites dhe do tia kursente vetes pozicione si ato te dy diteve te fundit teksa detyrohet te sulmoje Shtepine Botuese me te suksesshme ne vend duke kryer hic me pak sesa cbenin talebanet kur e paten pushtetin ne Afganistanin e qyteterimeve te vjetra... Packa se fundi i tyre dihet