E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:Miratimi i paketës,hap historik

Presidenti Barak Obama e mirëpriti miratimin nga Kongresi të paketës së stimujve për ekonominë me vlerën e 787 miliardë dollarëve, si një "hap historik" në rrugën drejt rigjallërimit të ekonomisë së vendit. Në fjalimin e tij të përjavshëm, presidenti Obama premtoi se paketa e stimujve do të zbatohet me shpejtësi dhe do të fillojnë të bëhen investimet e nevojshme për kthimin e njerëzve në vendet e punës. Zyrtarët thanë se Presidenti do ta nënshkruajë ligjin të martën në Denver të shtetit Kolorado. Paketa e stimujve është fitorja e tij parë në fushën e legjislacionit, më pak se një muaj nga fillimi i tij nga detyra e Presidentit. Projektligji për stimujt i miratuar nga Kongresi të premten, përfshin shkurtime taksash dhe projekte për shpenzime të brendshme që synojnë krijimin e vendeve të punës dhe nxitjen e rritjes eknomike. Ndërsa në fjalimin e Partisë Republikane, senatorja Liza Murkovski tha se partia e saj e ka mbështetur planin e stimulimit financiar, por nuk bie dakord me koston e planit aktual. Ajo tha se ky plan do të krijojë shumë borxhe për amerikanët, para që, siç tha ajo, do t'i huazohen vendeve të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›