E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:SHBA-ja, do të dalë nga kriza ekonomike

Presidenti Barak Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të dalin nga kriza ekonomike dhe u bëri thirrje amerikanëve që të shikojnë drejt së ardhmes. Në një konferencë për shtyp ai është shprehur se "ditë të mira do të vijnë". "Do të dalim nga recesioni", tha Obama. "Por për këtë do të duhet kohë, durim dhe duhet të ketë mirëkuptimin e të gjithëve për të bashkëpunuar", shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Në fjalimin para kombit ai ka deklaruar se administrata e tij ka ndërmarrë një "strategji që do të luftojë krizën në të gjitha frontet". "Është një strategji që mbështetet në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e ekonomisë në terma të gjatë. Kemi filluar të shikojmë shenja progresi", theksoi Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›