Ollbrajt: E çuam NATO-n në luftë në emër të lirisë
Pragë-"Ishte edhe çështja e Kosovës dhe pyetja në këtë rast ishte si të ndalej spastrimi etnik. Atëbotë, isha sekretare e shtetit dhe kisha qenë dëshmitare se na është dashur shumë gjatë për të hyrë në Bosnjë", ka thënë ish sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Ollbrajt, për Radion Evropa e Lirë, duke folur për luftën e vitit 1999 në Kosovë.
"Kësisoj, e çuam NATO n në një luftë të gjatë 78 ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin. Me këtë u dëshmua edhe vlefshmëria e misionit të ri për NATO n". Ollbrajt thotë se kjo nuk ishte e lehtë në kuptimin e marrjes së vendimeve, por megjithatë ajo mendon se për NATO n ishin çaste suksesi në përmbushjen e misionit.
"Shpresoj se shumë mësime janë nxjerrë nga fushata në Kosovë, që mund të jenë të dobishme në rajonet e tjera, siç është Afganistani. Është pjesë e rrëfimit të njejtë të periudhës së pas Luftës së Ftohtë", thekson znj.Ollbrajt në këtë intervistë.