SHBA forcon kufirin me Meksikën

Qeveria e SHBA ka njoftuar një strategji të re për të përmirësuar sigurinë në kufirin me Meksikën, në një përpjekje për të luftuar tregëtinë e drogës.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë njoftuan se ata po e shtojnë numrin e agjentëve të sigurisë që operojnë përgjatë kufirit. Këto masa ndërmerren për të luftuar atë që e përshkruajnë si, një trafikim të dyanshëm të drogës, armëve dhe parave. Ndryshimet janë si rrjedhojë e shqetësimit që ka shprehur presidenti Barack Obama, se dhuna nga Meksika mund të kapërcejë kufirin.