Yakovleff : Në Mitrovicë dhunë kriminale
Mitrovicë–Komandanti i Brigadës Shumëkombëshe të KFOR-it në Mitrovicë Michel Yakovleff thotë se dhuna në Mitrovicë nuk ka natyrë ndërtenike mes serbëve dhe shqiptarëve, por ka natyrë kriminale. “Dhuna e kohëve të fundit në veri të Kosovës ka më shumë natyrë kriminale dhe është e lidhur me biznese të paligjshme sesa natyrë etnike dhe politike”-deklaroi Yakovleff. Gjeneral Michel Yakovleff, tha për gazetën ditore kosovare “Koha Ditore” se incidentet që ndodhën në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit kanë natyrë kriminale, më shumë sesa natyrë etnike mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Janë të rinj të cilët kryejnë krime. Nuk ka asgjë ndëretnike, dhe cdo kush e di këtë” theksoi Yakovleff. Ai shtoi se situata në veri është “kryesisht e sigurtë” por ka probleme në Mitrovicën qendrore. “Situatë e nderë është në Mitrovicën qendrore, por në vende të tjera si Leposavic, Zubin Potok ose Vucitrn nuk ka shumë probleme. Duke filluar nga 30 dhjetori ne kemi shtuar prezencën ushtarake në qytet që të sigurojmë që incidente të tilla të mos përsëriten”- vazhdon intervistën e tij Yakovleff.
Komandanti i KFOR theksoi se ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me EULEX-in në veri dhe se misioni i Bashkimit Evropian ka mbështetjen e plotë të KFOR-it. Yakovleff tha se një nga problemet kryesore në veri të Kosovës mbetet kontrabanda, por shtoi se ky problem nuk është nën juridiksionin e trupave të tij. “I tërë rajoni është një parajsë për kontrabandistët, jo vetëm për veriun por edhe për jugun” tha komandanti i KFOR për median kosovare.