E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obeziteti në Los Angeles, vendim kundër fast-food-ëve

Këshilli i Los Angeles në SHBA miratoi me unanimitet një moratorium kundër hapjes së fast food-ëve në zonën qendrore të metropolit.

Nëse kryebashkiaku i qytetit do të japë votën e tij përfundimtare, atëherë së paku për një vit askush nuk do të mund të inaugurojë restorante të reja që servirin hamburger dhe patatina në një zonë rreth 82 kilometër katrorë.

Kjo është një tentativë për të mbajtur në dietë 500 mijë banorë në jug të Los Angelosit. Aktualisht obeziteti është bërë shumë problem, ndërkohë që fast food-ët po po rrezikojnë seriozisht pikat që tregotojnë ushqime të shëndetshme. Në zonë numërohen rreth 400 pika të tilla fast food-i.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se në lagjet e Los Angeles, West Adams, Baldwin Hills e Leimert Park, fëmijët obezë janë 30%, ndërkohë që ata me peshë normale vetëm21% . Moratoriumi që pritet të vuloset do të inkurajojë hapjen e pikave të tregtimit të frutave dhe perimeve.

Nga ana e tyre, drejtuesit e fast food-ëve ngrenë zërin duke thënë se akuzohen padrejtësisht si shkaktarë të obezitetit infantil.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›