Gruevski akuza të ashpëra ndaj Cervenkovskit
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka shprehur kritika të ashpëra ndaj presidentit Branko Cervenkovski. Ai në një deklaratë për Radiotelevizionin maqedonas nënvizoi se presidenti Cervenkovski po luan lojëra të pahijshme dhe se po vepron në mënyrë rrugaçërie.
“Këto lojëra që po ndodhin këto ditë janë të pahijshme dhe se do të kisha thënë se ajo është një mënyrë rrugaçërie e të vepruarit. Unë dua që opozita të kthehet në Parlament”, deklaroi kryeministri Gruevski. Sipas tij, presidenti Cërvenkovski vazhdon të shfaq ndikimin e tij në Lidhjen Social Demokrate(LSDM).
“Domethënë ai i cili ka ndikim serioz në LSDM, të mos them që e udhëheq LSDM-në i çon jashtë Parlamentit, të dalin para gjyqeve, të bëjnë bllokada e ashtu me radhë dhe me atë shkakton krizë. Atë krizë e përdorë që të propozoj falje dhe gjoja, me atë gjë do të zgjidh krizën”, theksoi Gruevski.(INA)