E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushqimet, fluks pacientësh në Infektiv

Tiranë- Një numër i madh pacientësh paraqiten çdo ditë në Urgjencën e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas mjekëve të urgjencës përditë numërohen së paku 40 persona që paraqiten për të marrë ndihmën e parë.

Ata sqarojnë se pacientët paraqiten me problemet tipike të helmimit ose problemeve të ardhura nga konsumi i ushqimeve dhe pijeve jashtë kushteve higjieo-sanitare, ose të kontaminuara. Shenjat tipike janë diarre, lodhje, këputje dhe të vjella.

Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë, ka sqaruar se kjo është një situatë tipike për stinën në të cilën ndodhemi, kurse rastet në Infektiv i ka cilësuar si gastrointerite.

Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e ministrisë ka tërhequr vëmendjen për një kujdes më të madh me higjienën dhe mallrat e konsumit të përditshëm.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë një higjienë te paster personale dhe t'i ruajnë ushqimet në kushte të përshtatshme”, tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›