Zjarr në Shkodër, digjet kasollja e bagëtive
Shkodër- Një zjarr i rënë në një barakë që përdorej nga një familje në një fshat të Shkodrës është përhapur në fushë, duke vënë në rrezik banesat aty pranë.
Sipas burimeve të policisë zjarri ka rënë në një barakë që përdorej nga familja e shtetasit Tal Prroi në fshatin Shtoj të Shkodrës. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi janë dukur flakët, është dëgjuar edhe një shpërthim nga brenda barakës, por që ende nuk dihet çfarë ka plasur, apo shpërthyer.
Banorët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, e cila ka mundur të izolojë vatrën e zjarrit, duke shmangur problemet. Mësohet se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Ndërkohë po hetohet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.