Obeziteti, problem fëmijët e moshave 9-13 vjeç
04/05/2011 Shkak kequshqyerja
Mosmbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor po rrezikon gjithnjë e më shumë fëmijët shqiptarë, veçanërisht ata të shkollave fillore, për t’u prekur nga sëmundja e obezitetit. Kjo kategori gjendet në masë e ekspozuar ndaj konsumit të produkteve ushqimore të mbytura në kalori dhe yndyra, që janë të vështira për t’u përpunuar nga organizmi. Krahas konsumit të këtyre produkteve, është vënë re se edhe mosngrënia e të gjitha vakteve shton mundësinë e kalimit në mbipeshë, e cila më pas shoqërohet me një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Sipas vëzhgimit të kryer nga strukturat e shëndetit publik, rezulton se jo pak, por rreth 20 për qind e fëmijëve deri në moshën 5 vjeç rezultojnë të jenë obezë, teksa shqetësuese shfaqet edhe gjendja te fëmijët e moshave 9 deri në 13 vjeç. Monitorimi tregon më tej se rreth 67 për qind e fëmijëve në shkollat e arsimit fillor në orën e pushimit konsumojnë produkte si hamburger, panine apo dhe ëmbëlsira, përmbajtja e të cilave është e vështirë për t’u tretur nga organizmi. Për këtë ekspertët e shëndetit rekomandojnë që prindërit të tregojnë kujdes të veçantë që fëmijët e tyre të hanë rregullisht të gjitha vaktet, duke përdorur ushqime të larmishme me fruta dhe perime. Ndërkohë që duhen shmangur sa më tepër produktet me nivel të lartë yndyre apo pijet e gazuara. Shqetësues paraqitet edhe fakti i moskryerjes së aktiviteteve fizike, që klasifikohet edhe si një tjetër tregues që ndikon në shfaqjen e komplikacioneve të obezitetit.