Arvizu: Mbarëvajtja e procesit më e rëndësishme se rezultati
04/05/2011 Ambasadori amerikan në Tiranë zhvilloi dje takime me Ramën dhe Metën
Meta: Jemi të angazhuar në respektimin e ligjit dhe Kodit Zgjedhor
Incidentet elektorale të së hënës duket se kanë shqetësuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm ai ka zhvilluar një takim 30-minutësh në selinë rozë me kreun e opozitës Edi Rama.
Ende nuk dihen detajet e takimit, ndërkohë që ambasadori amerikan së bashku dhe me ambasadorin e BE-së, Etore Sequi, dhe ambasadorin e OSBE, Eugen Wolfarth janë tre nga diplomatët që janë angazhuar fuqishëm që zgjedhjet e së dielës të zhvillohen brenda standardeve evropiane. Ndërkombëtarët në deklaratat e tyre shpeshherë u kanë kërkuar palëve, partive politike në garë që të angazhohen për zgjedhjet të lira dhe të ndershme, duke shtuar se këto janë zgjedhjet për shqiptarët, pasi do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në integrimin e vendit. Gjithashtu ndërkombëtarët kanë kërkuar që policia të luajë rolin e saj për garantimin e zgjedhjeve lokale, e mbi të gjitha të jetë e paanshme në procesin zgjedhor të 8 majit. Ndërsa është bërë e ditur gjithashtu se qeveria është përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu, dje në mesditë, ambasadori Arvizu u prit në një takim edhe nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Gjatë takimit, Meta dhe Arvizu shkëmbyen mendime për situatën politike parazgjedhore, duke vlerësuar si më të rëndësishme mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, se rezultatin e kandidatëve në këto zgjedhje vendore. Nga ana e tij, Meta ka shprehur angazhimin e plotë të tij dhe të LSI-së për zgjedhje të ndershme dhe të lira më 8 maj, duke pasur si referencë të vetme në të gjithë sjelljen e tyre vetëm ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
Roli i ndërkombëtarëve
Angazhimi i ambasadorit Arvizu është tregues i qartë në lidhje me ndihmën që SHBA-ja dhe BE-ja po japin në proceset integruese të vendit, si dhe për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri. Një ditë më parë, të tre ambasadorët: Arvizu, Sequi dhe Volfart zhvilluan një takim me kryeministrin Berisha. Ndërsa dy javë pas zgjedhjeve, më 21 maj, pritet të mbërrijë në Tiranë dhe Presidenti i BE-së, Barroso.
Mbështetja
Në lidhje me garantimin e qetësisë dhe votës në ditën e zgjedhjeve, shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, theksoi se “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të ndihmojë Policinë e Shtetit në lidhje me çështje të komunikimit për të mbuluar edhe disa zona të largëta të Shqipërisë. Policia e Shtetit është duke u përgatitur në mënyrë të shkëlqyer, në mënyrë që në Shqipëri të kemi zgjedhje të qeta, efeciente dhe të suksesshme”.
Takimi me kreun e ODIHR-it
Topalli: Fushata e kandidatëve është paqësore
Kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar dje një takim me Jonathan Stonestreet, shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR në Shqipëri, për zgjedhjet lokale të 8 majit. Gjatë takimit Topalli ka vlerësuar punën e këtij misioni dhe angazhimin e rëndësishëm e serioz të vëzhguesve për monitorimin e situatës parazgjedhore dhe të ditës së votimit në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se shumica e kandidatëve po bëjnë një fushatë pozitive. “Kandidatët kanë vënë në fokus qytetarët me problemet dhe pritshmëritë e tyre dhe po prezantojnë programe e projekte që synojnë të ofrojnë zgjidhje”, u shpreh Topalli. Nga ana tjetër, ajo shtoi se “unë besoj se qytetarët shqiptarë me votë të lirë do të zgjedhin alternativën që përfaqëson progres dhe zhvillim për jetën e qytetarit”.