E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obi Mikel: Chelsea të mësojë nga gabimet

Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, beson se skuadra e tij duhet të mësojë nga gabimet e saj pas barazimit prej 1-1 ndaj Wiganit në fundjavë.

Blutë patën avantazh minimal deri në fund të takimit, kur pas një gabimi të Petr Cech rezultati u barazua dhe ata u desh të kënaqen me një pikë.

“Goli ishte një gol i fatit, mirëpo ishte një gabim nga ne, por kjo është ajo nga e cila duhet të mësojmë”, ka deklaruar Obi Mikel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›