Objektet e shtesat pa leje, faturat e reja të legalizimit

Këshilli i Ministrave ka rritur në mënyrë të ndjeshme tarifën e shërbimit për çdo kat të objektit pa leje/shtesës informale në ndërtime me leje
TIRANË - Shtohen detyrimet për poseduesit e objekteve pa leje, si dhe atyre të shtesave informale në ndërtime me leje. Këshilli i Ministrave ka rritur në mënyrë të ndjeshme tarifën e shërbimit për çdo kat të objektit pa leje/shtesës informale në ndërtime me leje.
Përmes disa ndryshimeve në vendimin e qeverisë "Për përcaktimin e vlerës së tarifës së shërbimit për legalizim dhe mbledhjen e administrimin e të ardhurave të procesit të legalizimit", poseduesit do të jenë të detyruar, që më hyrjen në fuqi të këtij vendimi paguajnë pranë ALUIZNI-t jo më vlerën e 4000 (katër mijë) lekëve, pavarësisht nga sipërfaqja e ndërtimit, numri i kateve apo destinacioni i përdorimit të objektit informal/shtesës informale, por 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo kat të objektit pa leje/ shtesës informale në ndërtime me leje.
Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, pagesa e parcelës ndërtimore, për objektet informale me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale në ndërtime me leje, do të bëhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare.
dërsa për objektet informale, me destinacion banimi apo të përzier, (banim dhe social-ekonomik), pagesa e vlerës së parcelës mund të bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare, dhe/ose me bono privatizimi.
Në rastin kur pagesa kryhet me bono privatizimi, ajo duhet të paraprihet nga depozitimi i kërkesës me shkrim, të poseduesit të ndërtimit informal, pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, ku të përcaktohet përqindja e pagesës me bono privatizimi.
Po sipas vendimit të djeshëm, sanksionet për subjektet dhe / ose shoqrit ndërtuese q kanë kryer shtesa anësore ose shtesa n kate, pr qellim kalimi pronësie ose qiradhënieje, llogariten nga ALUIZNI, në përputhje me përcaktimet dhe përqindjet e përcaktuara n nenin 43, të ligjit "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar.
Ndërsa për shtesat informale (anësore apo në lartësi), të ngritura në territore (zona) ku nuk ka çmim minimal fiskal, të përcaktuar në bazë të ligjit të mësipërm, çmimi minimal fiskal do të llogaritet si mesatare aritmetike e çmimit të zonave me të cilat ky territor (zonë), kufizohet.
Likuidimi i penaliteteve do të bëhet për llogari të njësive të qeverisjes vendore brenda 30 ditësh nga pajisja me formularin e penaliteteve për legalizimin e shtesave informale të subjektit ndërtues.
Pr subjektet dhe/ose shoqrit ndrtuese t cilat kan paguar sanksione t mparshme pr shkelje t lejes s ndrtimit, nga vlera totale e sanksioneve do të zbritet vlera e paguar më parë.
Në vendimin nr. 1180, datë 5.8.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"1. Tarifa e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje / shtesave informale në ndërtime me leje, është në vlerën 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo kat të objektit pa leje / shtesës informale në ndërtime me leje.".
2. Nënpikat 4.4 dhe 4.5 ndryshohen, si m posht vijon:
"4.4. Pagesa e parcelës ndërtimore, për objektet informale me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale në ndërtime me leje, do të bëhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare.
4.5. Për objektet informale, me destinacion banimi apo të përzier, (banim dhe social-ekonomik), pagesa e vlerës së parcelës mund të bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare, dhe/ose me bono privatizimi.
Në rastin kur pagesa kryhet me bono privatizimi, ajo duhet të paraprihet nga depozitimi i kërkesës me shkrim, të poseduesit të ndërtimit informal, pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, ku të përcaktohet përqindja e pagesës me bono privatizimi.".
Pika 5 ndryshohet, si m posht vijon:
"5. Sanksionet pr subjektet dhe / ose shoqrit ndërtuese q kan kryer shtesa ansore ose shtesa n kate, pr qllim kalimi pronësie ose qiradhnieje, llogariten nga ALUIZNI, në përputhje me përcaktimet dhe përqindjet e përcaktuara n nenin 43, të ligjit nr. 9482, datë
3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar.
Për shtesat informale (anësore apo në lartësi), të ngritura në territore (zona) ku nuk ka çmim minimal fiskal, të përcaktuar në përputhje me pikën 2, të nenit 43, të ligjit nr.9482, datë
3.4.2006, çmimi minimal fiskal do të llogaritet si mesatare aritmetike e çmimit të zonave me të cilat ky territor (zonë), kufizohet.