Objektivi i qeverisjes sime në katër vite, zbatimi i programit
Deklaron kryeministri Berisha gjatë një interviste televizive në “Ora Neës”
Kryeministri Sali Berisha e përkufizoi punën e qeverisë në katër vitet në vijim, si zbatim të programit dhe ndryshimin e thellë të Shqipërisë. Gjykatë një interviste televizive në “Ora e Debatit”, në “Ora Neës”, përballë një paneli gazetarësh, kreu i qeverisë, Berisha, tha se ky mandat është më ambiciozi që ka ekzistuar në këtë vend.
“Po bëjmë përpjekje për të marrë shpejtësinë në këtë proces qeverisje, për zbatimin e mandatit më ambicioz që ka ekzistuar në këtë vend. Po përpiqemi të lëvizim në të gjitha planet dhe unë mendoj se fillimet e këtij mandati, janë vazhdim dhe fillim premtues”, u shpreh Berisha.
Shefi i ekzekutivit, bëri me dije se heqja e vizave dhe integrimi i vendit, janë kryefjala e reformave të tij, në katër vitet në vijim.
“Në këtë kontekst për qëllimet tona kryesore, janë zbatimi i programit, heqja e vizave, avancimi i integrimit të bazuar në bazë të performancës dhe reformat. Gjithashtu, marrja e statusit kandidat. Janë një seri projektesh infrastrukturore që transformojnë Shqipërinë në tërësi”, tha kryeministri.
Berisha përmendi se reformë po aq e rëndësishme është ajo në shëndetësi dhe në arsim etj.
“Janë një kompleks reformash që në 4 vjet, Shqipërinë do ta ndryshojnë thellë në të gjitha drejtimet”, tha kreu i qeverisë.
Berisha theksoi se gjatë këtij mandati nisin nga puna edhe një seri projektesh infrastrukturore. Shumë shpejt nis nga puna, ndërtimi i segmentit Tiranë-Elbasan.
Edhe Boshti i Jugut, do të shkojë drejt përfundimit. Qafë Plloçë-Qukës, përfundon brenda vitit 2011. Shkodër-Vlorë, përfundon brenda mandatit me financim të buxhetit të shtetit”.
Kryeministri tha se një pjesë e investimeve do të përqendrohen tek asket rurale dhe në ujësjellës kanalizime, në të gjithë vendin.
Kryeministri Berisha e cilëson si të suksesshëm kabinetin e ri qeverisës, PD-LSI.
“Ky koalicion karakterizohet nga një sukses. Në këtë kontekst ajo çka mund të them është se LSI, është një parti e përmasave të caktuara, me eksperiencë, e përgatitur dhe që e kam konstatuar nga diskutimet me Ilir Metën për vullnetin më kryesor, jo për të gjet vendin e X-it dhe Y-it, por për t’ju ngjet punës. Deri më tani këto janë evidente”, tha Berisha.
Edi Rama kërkon të nxijë standardet më të mira të zgjedhjeve në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë në “Ora e Debatit” se opozita është e lirë të protestojë në të katër anët e vendit, por me këto veprime, tregon se po përpiqet të nxijë standardet, me të cilat u zhvilluan zgjedhjet e 28 qershorit.
“Të pretendosh për të nxirë një proces të certifikuar kombëtarisht nga çdo komisioner dhe 10 mijë nga të PS-së që, kanë firmosur çdo procesverbal pa asnjë vërejtje. Të nxish një proces që çdo votë është e fotografuar, e filmuar. Një proces, mandatet e cilit janë votuar nga 7 komisonerët e KQZ-së dhe është vlerësuar si transparent nga ëatchdog-u ndërkombëtarë. Këto zgjedhje kanë qenë më dinjitozet më të qetat e zhvilluara ndonjëherë”, u shpreh kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë shtoi se në Fier, PD humbi mandatin, pasi u shkel precedenti.
“Me atë gjykim, çdo komisioner fut vulën në xhep dhe ia mbath, kjo është shumë e rëndë, por unë pranova vendimin e gjykatës”, tha Berisha.
Shefi i ekzekutivit, Berisha e cilësoi të pakuptimtë pozicionin e opozitës, porsa kohë për zgjedhjet e përgjithshme janë shprehur të gjitha institucionet ndërkombëtare, duke certifikuar rezultatin përfundimtar.
“Ky proces është zhvilluar siç thotë arbitri ndërkombëtarë, duke plotësuar zotimet kryesore të OSBE/ODIHR. Përfaqësuesja e ODIHR në Shqipëri, Glover i vlerësoi dhe tha se ne flasim për standarde, ato u arritën. Në këtë kontekst, Shqipëria plotësoi zotimet kryesore të OSBE/ODIHR. Nuk pati prova për manipulim të rezultatit apo parregullsi të procesit. A ishin këto të standardeve të më të larta? Jo, nuk ishin.
Unë mund t’u them se te OSBE/ODIHR do të gjeni raporte shumë më të dobëta, edhe për vende perëndimore. Vlerësimi i përgjigjëm për zgjedhjet është pozitiv. Ky është përfundimi edhe i OSBE/ODIHR”, tha kryeministri.
Berisha tha se qeveria ka detyrimet e veta dhe këto janë: t’i japin zë reformës zgjedhore.