E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektivi, përfaqësim i denjë parlamentar

Reagimi i PLL-së
 
TIRANE - Partia Lëvizja e Legalitetit synon një përfaqësim sa më të denjë në parlamentin e ardhshëm. Sekretari për Çështje të Politikës së Jashtme i kësaj partie, Gazmend Lita, ka deklaruar gjatë takimit të zhvilluar ditët e fundit me strukturat drejtuese të degës së PLL-së në Qarkun e Dibrës se “Partia Lëvizja e Legalitetit ka objektiv të qartë për të realizuar përfaqësim të denjë parlamentar dhe një rezultat të matshëm zgjedhor në të gjithë vendin, i cili do të kontribuojë për fitoren e koalicionit qeverisës”. Lita, i cili shoqërohej nga Drejtori Organizativ i kësaj partie, Novruz Ndregjoni, theksoi gjatë takimit të zhvilluar në Dibër se “PLL ka paracaktuar për të përfshirë në listën e saj kandidatë me integritet dhe reputacion të lartë moral në këtë qark dhe në të gjithë vendin, bartës të vetive qeverisëse dhe të çdo vlerë tjetër që është parashikuar në programin e Legalitetit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›