"Oda Dibrane 2008", folklor rreptësisht i kontrolluar
Sot, në qytetin verilindor të Peshkopisë nis Festivali i 14-të "Oda Dibrane 2008", me këngë e valle humoristike, rite, lojëra popullore dhe alegori. Në këtë festival marrin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, si dhe ansambli folklorik "Giurgiu" Rumani. Natyrshëm që ky festival, pas atij tradicional të Gjirokastrës, tashmë në vitin e 14-të të zhvillimit të tij, është kristalizuar si evenimenti më i rëndësishëm folklorik në vendin tonë, duke formuar kështu një traditë më vete krejt të veçantë dhe origjinale.
"Oda Dibrane 2008" organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bashkia Peshkopi dhe Qendra Kulturore e këtij qyteti. "Qëllimi i Festivalit Folklorik ‘Oda Dibrane‘", thotë për "Shqip" drejtori i këtij festivali, Veli Vraniçi, "është që të prezantojë kulturën shpirtërore të popullit tonë, si dhe të promovojë vlerat e trashëgimisë shpirtërore në një gjini krejt të veçantë të folklorit tonë, atë të këngës dhe valles humoristike, të ritit e alegorisë, si dhe ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë shpirtërore, mbarëkombëtare të formave dhe gjinive të tij si: kënga, melodia, interpretimi, instrumentet popullore, vallja popullore, ritet, veshjet e traditës, zejet tradicionale etj.".
Nisur nga qëllimi i këtij festivali, përzgjedhja e vlerave themelore folklorike do të bëhet nga një juri, në përbërje të së cilës do të jenë personalitete të njohura të kulturës shqiptare, si muzikologë, koreografë, etnologë etj.
Në këtë festival kërkohet të paraqiten tradita të mirëfillta folklorike, që i janë nënshtruar qarkullimit gojor dhe me variantet e tyre pasurojnë kulturën kombëtare në gjininë e veçantë të folklorit tonë, atë të këngës dhe valles humoristike, të ritit dhe alegorisë, që treva e Dibrës në përgjithësi e ka shumë të zhvilluar.
Natyrisht që të gjitha krijimet folklorike që grupet pjesëmarrëse do të shpalosin në këtë festival, thotë drejtori Vraniçi, do të bëhen me veshjet popullore autentike të zonës prej nga ata vijnë. Gjithashtu duhen shmangur nga grupet pjesëmarrëse edhe vlera të konsumuara, ose të sjella në edicionet e mëparshme të "Odës Dibrane", ku duhet të predominojnë krijime të panjohura, apo pak të njohura shumë kohë më përpara. Nuk do të pranohen krijime ku janë bërë ndërhyrje dhe përpunime jashtë natyrës së //////melosit popullor tradicional, gjë kjo që vlen edhe për tekstin e këngëve. Në këtë kuadër kërkohet që të bëhet kujdes edhe për sjelljen e veglave apo mjeteve paramuzikore si: gjetheve, pipëzave, gurëve, rraketakeve etj.
Në gjininë e valles duhet të praktikohen ata që kanë lidhje me humorin, lojërat popullore, ritin dhe alegorinë. Ndërkohë, krahas krijimeve të ardhura nga folklori burimor, mund të sillen edhe krijime të reja, por që qëndrojnë brenda ligjësive folklorike dhe kërkesave tipologjike të Festivalit Folklorik të 14-të, "Oda Dibrane 2008". Pikërisht do të jetë zbatimi korrekt i këtyre kërkesave, nga grupet pjesëmarrëse, ata që do të përcaktojnë edhe përzgjedhjen e grupit fitues të këtij festivali, nga ana e jurisë.