Barcelona nuk është e pandalshme

Trajneri i Getafes, Luis Garcia është optimist për rezultat pozitiv kundër Barcelonës kur skuadra e tij do të vizitojë Nou Campin të shtunën.
Shumica e ekipeve frikësohen nga përballja me kampionin aktual të Spanjës dhe Evropës por Garcia insiston se futbollistët e tij nuk do të dorëzohen pa luftë dhe t’i mundësojnë Barcelonës të regjistron fitore të lehtë. Ai synon që me Getafen e tij të merr pikë nga Barcelona.
“Jemi të bindur se mund ti mposhtim. Barcelona nuk është e pandalshme, ata mund të mposhten. Ata humbin pak ndeshje, por barazojnë shumë të tjera. Real Sociedad, Valencia, Sevilla dhe Athletic Bilbao, këto janë skuadrat që kanë barazuar kundër tyre. Getafe mund të jetë njëri prej këtyre ekipeve, por insistoj, jam i bindur se mund ti mposhtim” tha Garcia për Marca.