E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oddo: Kaka është penduar për largimin nga Milani

Massimo Oddo është i bindur se ish-bashkëlojtari i tij te Milani, Kaka, është penduar që është larguar nga ekipi italian për të kaluar te Reali i Madridit.
Pasi ndihmoi ekipin e tij të mposhtë Realin e Kakas, Oddo ka thënë se braziliani është penduar për hapin që e ka bërë.
"Mbase gjatë ndeshjes ai mendoi, pse nuk qëndrova në Milan", ka thënë 33-vjeçari italian.
"Në një takim si ai me Realin, mbështetja nga gjithkush është e rëndësishme. Jemi shumë të kënaqur nga ky takimi", ka shtuar Oddo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›