Mançesteri fiton në Moskë, kryeson me pikë të plota
18 muaj pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Mançester Utd. u rikthye në stadiumin “Luzhniki”, kësaj radhe për t’u përballur me vendasit e CSKA Moskës. Kampionët e Anglisë nuk e patën aspak të lehtë ndaj rusëve, të cilët vunë në provë disa herë aftësitë e portierit Van der Sar.
Vetëm katër minuta para fundit të takimit, Antonio Valencia realizoi golin e fitores për skuadrën e Aleks Fergusonit, pas një pasimi të marrë në zonë nga Berbatov. Gol që vlen tri pikë dhe vendi i parë në grupin B është vetëm për Mançesterin. Nëntë pikë pas tre ndeshjeve të para dhe tashmë anglezët i presin më të qetë takimet e tjera.
Ndërkohë, në përballjen tjetër të këtij grupi, Volfsburgu nuk arriti të shkojë më tepër se një barazim pa gola përballë turqve të Beshiktashit. Gjermanët ngjiten kështu në kuotën e katër pikëve në vendin e dytë, kurse ekipi turk mbetet në vend të fundit me vetëm një pikë.
CSKA Moska 0 – 1 Mançester Utd. (VAlencia 86’)
CSKA Moska: Akinfeev; Odiah, V.Berezutskiy, Ignashevich, A.Berezutskiy; Krasic, Semberas, Rahimic (D.Carvalho 90’), Shchennikov (Mamaev 62’); Dzagoev, Necid (Piliev 73’). Trajner: H. Ramos
Mançester Utd.: Van der Sar; G. Neville, R. Ferdinand, Vidic, O'Shea; Scholes, F.da Silva; Valencia, Anderson, Nani; Berbatov. Trajner: A. Ferguson
Gjyqtar: C. Bo Larsen (Danimarkë)
Kartonë të verdhë: Berbatov