E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, arrestohen 303 pjesëtarë të një karteli meksikan droge

Agjencitë amerikane e zbatimit të ligjit kanë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit 303 persona në 19 shtete të ndryshme të SHBA-së, në një operacion të gjerë që pati si objektiv shkatërrimin e një rrjeti shpërndarjeje të një karteli meksikan të drogës, deklaruan ditën e ejnte zyrtarë amerikanë.
"Ne kemi ndërmarrë të gjitha hapat për të shkatërruar një grup që fshihet pas mburojës së një ideologjie, ndërsa terrorizon komunitete të tëra në Meksikë dhe shet drogë në lagjet tona në SHBA,"- deklaroi drejtori i FBI-së, Robert Mueller, gjatë një konference për shtyp. Mueller theksoi se gjatë viteve të fundit karteli meksikan "La Familia" ishte transformuar nga një kartel i drogës në një organizatë të sofistikuar kriminale.
Sipas shefit të Departamentit të Drejtësisë amerikane, Eric Holder, arrestimi i 303 personave shënon finalizimin e një hetimi 44-mujor të koduar me emrin "Projekti Coronado,". Ky operacion në muajt e kaluar ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 1,200 personave dhe sekuestrimin e më shumë se 11.7 ton ngarkese droge.
"La Familia" është një kartel i dhunshëm i trafikut të drogës në shtetin Michoacan, në jugperëndim të Meksikës, deklaroi Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›