E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martins: Tek Argjentina, jo vetëm tek Mesi

Nigeria nuk do të fokusojë të gjithë vëmendjen për të bllokuar Lionel Mesin kur të përballet me Argjentinën

Dy ekipet do të përballen në ndeshjen hapësë të grupit B, por sulmuesi i Nigerisë, Obafemi Martins, është i vetëdijshëm se rivalët nuk janë të përbërë vetëm nga një njeri.

“Njerëzit flasin shumë rreth Mesit, - tha ai, - duke haruar se ka shumë se janë edhe lojtarë të tjerrë shumë të mirë te ekipi i Argjentinës, të tillë si Karlos Tevez dhe Diego Milito.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë ne, lojtarët dhe stafin teknik, por është një ndeshje ekipesh, pasi dhe ne kemi yjet tanë për këtë ditë”.

“The Super Eagles”, sipas drejtuesve, do të kenë një avantazh plus, mbështetjen e e fuqishme të tifozëve lokalë.

“Madje edhe afrikanojugorët janë gati të mbështesin ekipin tonë”, - tha Taiwo Ogunjobi i Federatës Nigeriane të Futollit.

Nigeria do të luajë kundër Argjentinës në “Elis Park” të Johanesburgut, më 12 qershor, përpara se të sfidojë Greqinë dhe Korenë e Jugut në grupin B.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›