Kapelo: Anglia shkon në finale

Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, tha se “tre luanët” janë të aftë të fitojnë Kampionatin Botëror.
Italiani tha për mediat: “Anglia është gati për ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara. Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë, pasi niveli i parashikimit është me të vërtetë i madh.
“Ne jemi këtu prej tetë ditësh, trajnimi ka shkuar shumë mirë dhe unë jam shumë konfident.
“Jam shumë i bindur se ekipi mund të arrijë finalen. Në mënyrë të natyrshme besoj se kemi një skuadër që mund të mbërrijë në finale.
“Nuk dëshiroj t’iu tregoj lojtarëve se kush do të luajë deri dy orë përpara fillimit të ndeshjes, është diçka që e bëj gjithmonë.
“Lojtarët janë fizikisht mirë dhe mendjet e tyre janë të fokusuara në ndeshjen që po vjen. Kanë dëshirën dhe oreksin për të bërë mirë.
"Lojtarët që kam këtu janë lojtarët më të mirë anglezë. Jam i bindur për këtë”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili