E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr.A, Afrika e Jugut - Meksika 1-1

Pas ceremonisë magjepësë të Botërorit, Afrika e Jugut dhe Mekiska barazuan 1-1, në një ndeshje tërheqëse sidomos në pjesën e dytë, në një sfond me një atmosferë të elektrizuar-

Pas një pjesë të parë të ngadaltë, por edhe me raste, “Bafana Bafana” shënuan të parët me anë të Siphiwe Tshabalala, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 55-të – njëherësh edhe goli i parë i këtij Botërori – duke entuziazmuar në kulm vendasit.

Veterani i Barcelonës, Rafael Markez, shpëtoi nderin e Meksikës, duke barazuar në minutën e 79-të, duke bërë të pavlefshme pritjet e mëparshme të mrekullueshme të portierit Itumeleng Khuneand në ndeshjen e parë të grupit A.

Pak minuta nga përfundimi, Mphela kishte të gjitha mundësitë për të firmosur fitoren e Afrikës së Jugut, por topi u përplas në shtyllën pingule.

GRUPI A

11.06 16:00 Afrika e Jugut –Meksika 1-1
Shenues: Tshabalala 55'/ Markez 79'

11.06 20:30 Uruguai-Francë
16.06 20:30 Afrika e Jugut-Uruguai
17.06 20:30 Franca-Meksika
22.06 16:30 Meksika-Uruguai
22.06 16:00 Afrika e Jugut-Franca

RENDTIJA
1. Afrika e Jugut 1 0 1 0 1-1 1
2. Meksika 1 0 1 0 1-1 1
3. Uruguai 0 0 0 0 0-0 0
4. Franca 0 0 0 0 0-0 0

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›