Ofensivë e forcave qeveritare në Damask

Njëherësh, mijëra civilë kanë vazhduar të largohen nga Siria për në Liban dhe Irak, për të ikur nga dhuna.
Numri i të vdekurve nga dhuna gjatë dy ditëve të fundit është 470 vetë, që është njëra nga periudhat më vdekjeprurëse prej fillimit të kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar Al-Assad.
Forcat besnike të presidentit e kanë rimarrë kontrollin në një lagje të Damaskut, ndërsa luftimet po vazhdojnë në lagjet e tjera.
Përleshje të kryengritësve me trupat e qeverisë ka pasur edhe në qytetin Alepo, një ditë pasi kryengritësit e kishin marrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendkalimeve kufitare për në Irak dhe Turqi.
Shefi i sigurisë së Assadit, Hisham Ihtijar, ka vdekur në ndërkohë nga plagët mara në sulmin e së mërkurës, nga i cili u vranë tre bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Assad.