Oferta e Berishes rast per nje opozite te emancipuar
Kryeministri nuk ka refuzuar propozimet e opozites por i ka riklasifikuar ato sipas prerogativave kushtetuese duke mundesuar zbatimin e ligjit dhe nisjen e menjehershme te hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Nese lidershipi socialist eshte i vendosur te jete i shurdher ndaj institucioneve deputete te tjere socialiste mund ta zbatojne me iniciative oferten emancipuese dhe nepermjet shembullit te fundit te Vangjel Tavos mund te vendosin te clirohen nga prangat e nje opozite qe ka vendosur te mbetet cadrave e rrugeve
Kreu i grupit kuvendor te demokrateve Astrit Patozi i ka kthyer dje pergjigje opozites per oferten e dorezuar gati dy jave me pare lidhur me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Numri 2 i Partise Demokratike ne letren e derguar dje veren se ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar.
Sipas Patozi mazhoranca eshte gati te hetohet gjithcka te pretenduar nga opozita por me nje kusht qe te mos cenohet Kushtetuta dhe ligjet ne fuqi.
Jemi dakord te hetojme se bashku cdo ceshtje por kjo ne perputhje me Kushtetuten e vendit parimin e ndarjes se pushteteve Kodin Zgjedhor vendimet te Gjykates Kushtetutese dhe Gjykates se Apelit te cilat kane te bejne me objektin e hetimit te komisioneve parlamentare dhe hetimin e zgjedhjeve. Prandaj ne propozojme qe te ngreme menjehere Komisionin Hetimor te nisim hetimet per te gjitha ceshtjet qe Ju kerkoni pervec atyre per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit ose jane juridiksion i tyre deklaron ne pergjigjen e kthyer perfaqesuesi i mazhorances Astrit Patozi.
Ai thekson se mazhoranca ka vullnet te plote per tiu pergjigjur te gjitha kerkesave te opozites.
Jemi te bindur se ne rast se ekziston vullnet nga ana juaj te gjitha pretendimet per zgjedhjet e 28 Qershorit mund te marrin pergjigje te plote. Ne kete kontekst me lejoni qe te theksoj edhe nje here se ndonese ne dallim nga zgjedhjet parlamentare te meparshme te vendit ne raportin e OSBE/ODHIR per zgjedhjet e 28 Qershorit nuk ekziston as edhe nje sugjerim apo rekomandim per hetim parlamentar apo hetim tjeter te tyre ne jemi te gatshem ti pergjigjemi kerkesave dhe pretendimeve Tuaja. Ndonese Kushtetuta e vendit dhe ligji per komisionet hetimore parlamentare miratuar gjate kohes qe PS ka qene ne pushtet nuk detyrojne grupe parlamentare apo edhe deputete te vecante qe te perfshihen ne komisione hetimore parlamentare ne do te marrim pjese ne Komisionin qe Ju desheroni te ngrini thote Patozi.
Oferta qe shumica parlamentare i adreson opozites eshte ngritja e nje komisioni te ri hetimor per te hetuar te gjitha pretendimet por gjithcka te jete ne perputhje me kushtetuten vendimin e Gjykates Kushtetuese per funksionimin e komisionit hetimor dhe vete ligjet ne teresi.
Ai kujton se ndonese Ligji Nr. 8891 dt. 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore ne nenin 9 percakton se perberja e komisioneve parlamentare duhet te jete ne proporcion me perberjen e parlamentit ne kemi pranuar dhe pranojme qe Ju te kryesoni Komisionin dhe te keni shumicen ne cdo votim te tij.
Ndonese ekziston vendimi i Kuvendit nr. 25 dt. 19 mars 2010 per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar per zgjedhjet ne jemi dakord te ngreme nje komision te ri nga e para per hetimin e tyre. Nderkohe ne Ju propozojme qe Komisioni Hetimor Parlamentar te kete te gjithe kohen e nevojshme per te permbushur detyren e tij dhe kjo te realizohet duke zgjatur afatin e aktivitetit te tij. Ne propozimin Tuaj Ju rendisni nje seri ceshtjesh te lidhura me zgjedhjet per tu hetuar dhe kerkoni hetim te pakufizuar per te gjitha ato. Ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar vijon Patozi.
Ashtu si edhe me heret mazhoranca propozon qe per hetimin e ceshtjeve per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga Gjykatat e vendit ku PS kembengul per hetim te pakufizuar ti drejtohet Gjykates se Strasburgut per vendimin nr. 8 dt. 22.07.2009 te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit te Tiranes me te cilin eshte hedhur poshte kerkesa per rinumerimin e votave.
Ndersa per vendimet e Gjykates Kushtetuese nr. 18 2003 26 2006 20 2007 dhe 22 2010 ne te cilat kjo Gjykate percakton apo me sakte nuk lejon Komisionin Hetimor Parlamentar te hetoje ceshtje te juridiksionit te gjykatave Ju mund ti adresoheni Gjykates Kushtetuese e ne rast se kjo e fundit deshiron ti drejtohet pastaj Komisionit te Venecias per intepretimin e vendimeve te saj deklaron me tej kreu i grupit kuvendor te demokrateve Astrit Patozi.
Duke iu referuar pretendimeve te opozites per nenin 178 te Kodit Zgjedhor i cili parashikon djegien e fleteve te votimit Patozi sjell ne vemendje se Edi Rama tenton te shkele ligjin. Megjithate garancia qe jep Partia Demokratike eshte se kutite e votimit do te qendrojne te paprekura.
Ne nuk pranojme dhe nuk mund te pranojme shkeljen e tij. Por ne propozuam qe ne pritje te vendimit te gjykatave kutite e votimit te qendrojne te paprekura dhe nderkohe te hetojme rreth te gjitha ceshtjeve te tjera qe Ju keni kerkuar. Nuk duhet te harroni se sekreti i votes eshte nje nga kushtet me thelbesore te nje procesi te lire zgjedhor dhe zbatimi i plote i Kodit Zgjedhor garanton jo vetem transparencen por mbi te gjitha sekretin e votes i cili eshte parim themelor per zgjedhje demokratike u shpreh me tej kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi.
Ne tentative per te bindur opoziten se zgjedhjet e 28 qershorit te vitit te kaluar ishin te lira dhe te ndershme Patozi ve dhe njehere ne dukje se nuk ka asnje fakt apo te dhene per manipulim. Sipas tij zgjedhjet u ndoqen nga vezhgues vendore dhe nderkombetare me nje praktike te gjere dhe metodologji te konsoliduar dhe gjithepranuar ne vezhgimin e zbatimit te ligjit ne te gjitha periudhat e procesit zgjedhor. Ne zgjedhjet e 29 Qershorit cdo vote procesverbal dhe dokument per te gjitha kutite e votimit pervec vetem pese prej tyre pra per 4749 kuti votimi eshte i miratuar me unanimitet te plote dhe ka firmen e mbi 20 mije komisionereve te PS. Po keshtu zgjedhjet u vezhguan nga rreth pese mije vezhgues vendas te cilet u shprehen se ato ishin te lira dhe te ndershme. Ne raportin perfundimtar te OSBE/ODHIR per zgjedhjet e 28 Qershorit shkruhet se lsquonuk pati asnje prove per manipulim te rezultateve dhe numerim te parregullt deklaroi nder te tjera kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi ne pergjigje te ofertes se opozites per hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Oferta e Berishes emancipim per opoziten/Vleresimet e mazhorances per te respektuar prerogativat kushtetuese integritetin e institucioneve tona Kodin Zgjedhor si dhe Ligjin per Komisionet Hetimore vijne si nje oferte emancipuese per opoziten shqiptare e cila dje eshte lene pa goje e pa tekst per shkak se ende seshte e pergatitur per te shpallur axhenden radikale ate qe ka ne mendje Edvini pasi ta shpalle zyrtarisht veten si te velur nga muaji i mjaltit. Opozita eshte izoluar tek nismat paraprake te letrave per nderkombetaret por edhe eshte prangosur ne pritjen politike prej hiene se mos pas 9 nentorit do te krijohen mundesite per te rikuperuar disi demin politik qe i vjen asaj nga zyrtarizimi i vendimit per heqjen e vizave. Mundesia per te shtyre vendimin per akordimin e statusit te kandidatit do te ishte nje rast i mire qe opozita te mbushte serish rruget tashme e sigurte se nje lobing apatrid ka pasur sukses per shkak te zgjatjes pa shkak e pa fund te ngercit politik e institucional. Por renditja e prerogativave kushtetuese prej mazhorances eshte nje rast emancipimi per opoziten se ciles do ti duhet te mesoje te dale nga makiavelizmi i kryetarit e te vendose prioritete duke e vendosur afermendsh mbi te gjitha interesin kombetar. Nese ky rast i fundme emancipues nuk kapet nga lidershipi eshte koha qe ata deputete socialiste qe i kane receptoret kombetare ende ne funksion te orientohen sipas ketij aparati duke u riklasifikuar tek ata faktore politike qe bashkendajne te njejtin pasion e te njejten sherbese per interesat kombetare. Levizja e Vangjel Tavos mund te sherbeje si shembull se si deputetet mund tu binden ndjesive personale dhe te tjere deputete ndoshta edhe pas nje ligjerimi te pritshem troc te ish-kryeministrit Fatos Nano mund te vendosin ta kryejne vete kete akt emancipues pa pritur te mbesin peng i lidershipit qe me deshire ka vendosur te mos degjoje nga ai vesh.