E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e PS-së për komisionin, Xhafaj: Topalli shkeli rregulloren

UPDATE- Sekretari per Çeshtje Ligjore ne Partine Socialiste Fatmir Xhafaj ka akuzuar kryeparlamentaren Topalli per shkelje te rregullores, duke perdorur shumicen ne konferencen e kryetareve per te refuzuar oferten e PS, per ngritjen e komisionit hetimor te zgjedhjeve.

"Nuk mund te ndodhe qe nje oferte te refuzohet. Nisma jone ligjore duhej te perfshihej ne punimet e Kuvendit dhe nese kishte verejtje apo objeksione, te beheshin ndryshime ne Komisionet parlamentare", tha Xhafaj.

Sipas tij, Kuvendi nuk pranoi as te beje ndryshime ne nismen ligjore te PS, por refuzoi ta kaloje ate ne kalendarin e punimeve te Kuvendit.

Nderkohe, gjate nje deklarate per mediat, Topalli e ka quajtur dezinformimin ate qe eshte publikuar per deshtimin e negociatave.

"Si Kryetare e Kuvendit, sqaroj opinionin publik se Kuvendi i Shqiperise ka vullnet te plote dhe eshte i gatshem te pranoje çdo kerkese, per çdo hetim, me kushtin e vetem qe ajo te respektoje Kushtetuten dhe ligjet e vendit"- tha Topalli.



Deshtojne negociatat PD-PS
Edhe pse u mendua se zgjidhja e krizes politike ishte shume prane, PD-ja dhe PS-ja iu rikthyen perseri konfliktit te dikurshem, duke lene serish pezull çeshtjen e komisionit hetimor. Kete here ishte mazhoranca ajo qe ktheu mbrapsht kerkesen e opozites per ngritjen e komisionin hetimor.


Konferenca e Kryetareve e zhvilluar diten e djeshme mori ne shqyrtim kerkesen e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste mbi: "Ngritjen e nje komisioni hetimor, per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise Qershor 2009".


Dy ishin pikat, ne te cilat grupet ndane qendrime te kunderta. Edhe pse mazhoranca ka shprehur gatishmerine qe shumicen dhe kryetarin ne komisionin hetimor ta kete opozita, dje nderroi mendje.


Sipas tyre, kjo pike e kerkeses se socialisteve eshte ne kundershtim me Rregulloren e Kuvendit ku shumicen ne komision e ka mazhoranca parlamentare. Nje tjeter pike, ne te cilet palet shfaqen pikepamje te kunderta ishte edhe data e miratimit nga parlamenti i komisionit hetimor. Socialistet ishin per daten 16 dhjetor, ndersa demokratet per seancen e fundit parlamentare te ketij viti, date 23 dhjetor.


Mbledhja


Qe ne fillim te mbledhjes se djeshme, demokratet u shprehen se formulimi i pikes 3 te kerkeses ne lidhje me perberjen e komisionit hetimor, eshte ne kundershtim me ligjin e Komisioneve Hetimore.


"Raporti midis mazhorances dhe opozites ne komisionin hetimor dhe perberjen e tij eshte kriter formal - juridik, pa plotesimin e te cilit kerkesa nuk mund te vihet ne levizje. Per kete shkak, kerkesa iu kthye grupit nismetar per plotesim dhe korrigjim", - thuhet ne njoftimin e Kuvendit per Konferencen e Kryetareve.


Por nje vendim i tille u cilesua i papranueshem nga opozita. "Komisioni Hetimor i Kuvendi perbehet nga 15 anetare dhe kryetari i perket Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Komisioni perbehet si me poshte: 8 anetare PS-ja dhe 7 anetare PD-ja", - thuhet ne projektvendimin e dorezuar nga socialistet.


I pyetur nga te pranishmit ne mbledhje, kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, u shpreh se Komisioni nuk mund te beje kerkese, por ka detyrimin qe ta shqyrtoje ate nga ana teknike, nese eshte ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten.


Perfaqesuesit e mazhorances shprehen gatishmerine per te asistuar grupin nismetar per formulimin e kesaj pike ne perputhje me ligjin, me qellim qe, sipas demokrateve, t'i hapet rruga sa me shpejt ngritjes se Komisionit Hetimor.


Ne argumentimin e tij, kreu i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, deklaroi se Kuvendi rrezikon qe te thyeje rregulloren. Ndersa kreu i grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, dhe kryeparlamentarja u shprehen se ka afat deri me date 27 dhjetor. Pike tjeter ishte edhe data e shqyrtimit ne Seance Plenare te kesaj nisme. Lidhur me kete çeshtje, mendimet ne Konference u ndane per datat 17.12.2010 dhe 23.12.2010.


Demokratet kerkuan daten e fundit, ndersa opozita kerkoi kete te enjte. Per socialistet, shtyrja e kesaj nisme per ne seancen e fundit do te zhvendoste vemendjen e publikut duke qene se festat jane ne prag, por demokratet kerkuan me shume kohe per shqyrtimin e kesaj kerkese.


Debati i djeshem


Jozefina Topalli: Une e mbledh qe sot... neser... pasneser kete mbledhje, por edhe Parlamentin kur te jeni ju gati per te sjelle emrat. Une, kete kerkese ne kete forme dhe permbajtje, nuk mund ta pranoj.

Gramoz Ruçi: Nuk eshte hera e pare, zonja kryetare, qe ju beni nje gje te tille, duke luajtur me afatet.

Jozefina Topalli: Zoti Ruçi, keni kontaktuar me kryetarin e grupit Demokrat dhe keni rene dakord per seancen e meparshme. Parlamenti u shty per shkak te fatkeqesive natyrore.

Gramoz Ruçi: Ju po kerkoni te thyeni rregulloren. Pas pese ditesh skadon afati ligjor. Afati i fundit eshte data 17 dhjetor.

(nderhyjne Astrit Patozi dhe Ilir Rusmali per te sqaruar çeshtjen nga ana ligjore)

Komisioni Ligjeve, Ilir Rusmali: Nuk mund te sjellim nje kerkese. Nuk eshte detyre e Komisionit te Ligjeve. Ne e shqyrtojme vetem nga ana teknike.

Jozefina Topalli: Nuk po merrem me kerkesen, as me permbajtjen. Sillni emrat dhe e mbledh konferencen menjehere. Deri me 27 dhjetor ka afat.

Gramoz Ruçi: Nuk eshte hera e pare qe bejme komisione hetimore. Ka edhe pese dite afat. S'ka me.

Jozefina Topalli: Parlamenti eshte institucion serioz. Sillni kerkesen ashtu siç duhet dhe e diskutojme ne seance.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›