Topalli: Kuvendi, i gatshëm të pranojë çdo kërkesë hetimi që respekton ligjin
Tirane, 14 dhjetor, NOA – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar sot ne lidhje me deklaratat e perfaqesuesve te Partise Socialiste dhe artikujt e botuar ne median e shkruar, ku theksohej se Kuvendi nuk ka pranuar kerkesen e PS-se per hetim te zgjedhjeve.
“Disa media sot, te keqperdorura nga z. Rama, kane dezinformuar ne lidhje me mbledhjen e djeshme date 13.12.2010, te Konferences se Kryetareve, mbledhur per shqyrtimin e kerkeses se Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, mbi hetimin e zgjedhjeve te 29 Qershorit 2009” thuhet ne njoftimin e Kuvendit.
Ne nje reagim, Zyra e Shtypit te Kuvendit deklaron se institucioni ligjvenes eshte i gatshem te hetoje çdo kerkese qe nuk bie ne kundershtim me ligjet e vendit.
“Si Kryetare e Kuvendit, sqaroj opinionin publik se Kuvendi i Shqiperise ka vullnet te plote dhe eshte i gatshem te pranoje çdo kerkese, per çdo hetim, me kushtin e vetem qe ajo te respektoje Kushtetuten dhe ligjet e vendit”, ka thene Topalli.
a.k/NOA