Rama: Ish-ushtarakët të protestojnë me opozitën
Tirane, 14 dhjetor, NOA - Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka ftuar sot ish-ushtaraket qe te behen pjese e protestave te Partise Socialiste. Ne takimin e zhvilluar me perfaqesues te shoqates se ish-ushtarakeve, Rama eshte ndalur ne faktin se opozita do te perfaqesoje interesat e tyre ne Kuvend dhe do te protestoje per ata.
“Ne do te jemi perdite ne proteste ne te gjitha format dhe do te protestojme edhe per ju . Ne ju mirepresim ne proteste dhe do t`ju mbeshtetim ne çdo proteste tuajen dhe do t`ju mbeshtesim siç e kemi bere edhe ne Parlament ku fjala jone ka nje mundesi per tu degjuar” theksoi Rama ne fjalen e tij.
Duke akuzuar qeverine per mos mbajtje te premtimeve dhe shkelje te ligjeve, Rama u shpreh se me ardhjen ne pushtet te opozites do te rrezohen te gjitha vendimet antiligjore.
Ne menyre te veçante, ai u shpreh se do te rrezohet vendimi qe u heq pensionet suplementare ushtarakeve.
“Ne ju premtojme nje politike te re per njerezit, nje politike qe do te beje edhe per ju si per te gjithe njerezit e thjeshte te ketij vendi dhe qe politika vjeter nuk e ben. Ne do te kemi respekt per ju ashtu si per te gjithe njerezit e thjeshte te ketij vendi”, tha kreu i PS.
a.k/NOA