Topalli: Kuvendi ka vullnet të pranojë çdo kërkesë
.jpg)
Kuvendi i Shqipërisë ka sqaruar sot në lidhje ne konferencën e kryetarëve i cila u mblodh ditën e djeshme për të rimarrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PS për ngritjen e komisionit hetimor.
Në një deklaratë për shtyp kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se Kuvendi është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë me kusht që ajo të respektojë kushtetutën
“Si Kryetare e Kuvendit, sqaroj opinionin publik se Kuvendi i Shqipërisë ka vullnet të plotë dhe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë, për çdo hetim, me kushtin e vetëm që ajo të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit” theksoi Topalli.
Ndërkohë ditën e djeshme PD dhe PS-ja nuk gjetën konsensusin e përbashkët për datën kur do të votohet në parlament komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Për shkak të mungesës së konsensusit do të jetë seanca plenare e cila do të votojë datën kur do të kalojë në Parlament komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.