Rama tryezë me ish ushtarakët: Saliu investon vetëm për vete

TIRANË- Pushtet qe qendron mbi vendimet e gjykatave dhe i shkel ato. Keshtu e ka quajtur kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama pushtetin e Berishes, duke e akuzuar ate se investon vetem per vete dhe nuk mendon per popullin, voten e te cilit e ka vjedhur perdhunshem.
Gjate nje tryeze te mbajtur sot me ish ushtaraket, Rama ka perseritur faktin se Berisha nuk ka asnje vizion per vendin dhe per mireqeverisjen e Shqiperise.
Ne fjalen e tij ne tryeze Rama e ka cilesuar aktin normativ antikushtetues dhe antinjerezor.
"Ne jemi ketu per t`ju dhene mbeshtetjen tone. Shteti ka neperkembur ushtaraket deri ne poshterim te qytetareve te ketij vendi qe kane sherbyer me devotcion shtetit" theksoi Rama, duke shtuar se "Saliu investon per pushtetin e tij dhe genjen ore e cast per ate qe ben. Kryeministri ka deshtuar dhe e ka ai fajin per gjendjen e Shqiperise sot, per parlamentin e dale nga shinat, per ekonomine qe do te plase ne duart e njerezve te zakonshem, e ka ai fajin per borxhin.