Topi nderon ushtaret britanike te rene ne Luften e Dyte Boterore
Presidenti i Republikes Bamir Topi mori pjese dje ne ceremonine e Dites se Kujteses te zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtareve britanike te rene gjate Luftes se Dyte Boterore ne Parkun Kombetar te Tiranes. Kreu i shtetit u perkul me mirenjohje per sakrificen e ushtarakeve dhe civileve britanike te cilet humben jeten e tyre ne Shqiperi ne emer te lirise. Pas sherbeses fetare dhe mbajtjes se dy minutave heshtje Presidenti Topi u perul me respekt para memorialit te 46 ushtareve britanike te rene ne vendin tone gjate periudhes 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtareve dhe civileve britanike si dhe sakrificat e vetemohimin e tyre gjate lufterave te ndryshme duke vendosur nje kurore me lulekuqe simbolin e Dites se Kujteses thuhet ne njoftimin per shtyp. Ne kete ceremoni te pervitshme te organizuar nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ishin te pranishem ambasadorja britanike Fiona Mcllwham ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes Arben Imami ministri i Drejtesise Bujar Nishani ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit dhe te Komunikimit Genc Pollo shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Brigade Maksim Malaj perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone atashe ushtarake dhe personalitete nga fusha te ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shume qytetare.