KQZ vendos me short për anëtarin e shtatë të KZAZ-së
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi sot që anëtari i shtatë i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) me numër rendor tek do të propozohet nga Partia Demokratike, ndërsa ai me numër rendor çift nga Partia Socialiste. Anëtarët e opozitës munguan në mbledhje.
Vendimi u mor në KQZ pas hedhjes së shortit për përcaktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve.
Sipas Kodit Zgjedhor, shorti për anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, hidhet midis Partisë Demokratike të Shqipërisë si parti e parë e shumicës parlamentare dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë, si parti e parë e opozitës parlamentare.
Zgjedhjet vendore janë parashikuar të zhvillohen më 8 maj dhe KQZ po punon për përmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuara në kodin zgjedhor.
(s.g/BalkanWeb)