E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare mungon avokati dështon seanca

TIRANE- Mungesa e avokatit shtyu sot seancën ndaj Aldo Bares, i akuzuar si kapoja i bandës së Lushnjes. Procesi gjyqësor zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe në këto momenti procesi është në fazën e pyetjes së dëshmitarëve për ngjarjet kriminale, të cilat i adresohen Aldo Bares nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
Në mungesë të avokati, trupi gjykues vendosi të shtyjë për javën e ardhshme seancën

Prej muajsh, vazhdon procesi gjyqësor ndaj Aldo Bares. I Cilësuar si kapoja e bandës së Lushnjes akuzohet për 20 vepra penale si, krijim organizate kriminale, vrasje, plagosje, etj. Ai u ekstradua drejt Shqipërisë në nëntor të vitit 2009, pas tri vitesh qëndrimi në qelitë e burgjeve turke. Aldo Bare alias Alfred Shkurti për vite të tëra ka qenë një ndër emrat e renditur në listën e personave të shumëkërkuar të drejtësi. Krimi më i rëndë që rëndon mbi supet e tij është ekzekutimi i Artur Dajës, armikut të tij të përbetuar, të cilin e cilësonte përgjegjës për vrasjen e të vëllait. Viktimës i preu kokën dhe ia shëtiti përmes qytetit të Lushnjës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›