PD, Doda: Rama akt të shëmtuar me montimin e videos
TIRANE- Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Mesila Doda ka akuzuar përsëri kryesocialistin Rama se ka montuar videon Meta-Prifti për të dëmtuar kryeministrin.
“Manipulimi i videos nga ti, për të akuzuar kryeministrin e vendit përbën një akt të rëndë kriminal ndaj rendit kushtetues të vendit”,- tha Doda. Sipas saj, “Edvini me dy punonjës të vjetër të Sigurimit të Shtetit, monton, falsifikon video për kundërshtarët e tij politikë”:
Deputetja Doda deklaroi më tej se një montim të tillë mund ta bënte vetëm Edvin Rama, ndërsa ka lëshuar përsëri akuza personale ndaj tij.
“Këtë akt të shëmtuar Edvin Kristaq Rama apo shoku 20% e realizoi sepse ai sot është njeriu i vetëm në politikë, në Europë, që ka akuzuar të jatin si baba të djalit të tij dhe nuk ka pranuar t’i bëj analizën për të faktuar akuzën e tij. Një manipulim të tillë e bën vetëm një njeri që nxjerr bashkëshorten dhe vehten lakuriq në plazhe publike dhe ju thotë të tjerëve se çfarë ju duhet ju se çbëj unë me gruan time, duke shkelur etikën morale më elementare të zyrtarit dhe të njeriut të qytetëruar. Një akt të tillë të shëmtuar e bën vetëm Edvin Kristaq Rama i cili, sipas akuzës në Gjykatën e Tiranës, të botuar nga vetë miku i tij më i ngushtë, i ka mohuar për dhjetë vjet me rradhë djalit të vetëm, si atësinë ashtu edhe kafshatën e gojës. Mendoni vetë qytetarë se çfarë është i aftë të bëj ky shok për fëmijët tuaj”, - shtoi Doda.
(m.a/BalkanWeb)