E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite politike nuk mbajten premtimet e bera

fare ka ndodhur gjate nje viti ne politiken shqiptare. Periudha parazgjedhore e mbushur me premtime dhe mashtrimi i njerezve me ligjet. Rast pas rasti sa i kane mbajtur partite premtimet


TIRAN - Partite politike nuk mbajne as premtimet me minimale qe kane bere ne fushate. Deputetet nuk perfaqesojne zgjedhesit e tyre por tolerojne me detyren duke mos u paraqitur ne pune ose duke qendruar fiktivisht. Ligjet miratohen ne menyre fiktive ne komisionet e Kuvendit dhe deputetet as qe i lexojne.


Kuvendi i Shqiperise kryen nje sere shkeljesh dhe eshte i njeanshem. Keto jane konkluzionet e nje viti jete parlamentare ne Shqiperi. Levizja Mjaft ka monitoruar punen e deputeteve te Kuvendit duke perpiluar edhe nje raport te vecante per kete ceshtje.


PD


Sipas raportit Partia Demokratike eshte forca politike e cila zoteron mazhorancen dhe si e tille ka pergjegjesine kryesore ne ecurine e veprimtarise legjislative dhe vendimmarrjen ne Kuvendin e Shqiperise.


Per rrjedhoje pothuajse te gjitha ligjet e propozuara ne Kuvend gjate harkut kohor shtator 2009 - qershor 2010 kane qene iniciativa ligjore te Keshillit te Ministrave pra ne menyre jo te drejtperdrejte ato mund te cilesohen iniciativa ligjore te mazhorances qeverisese. Ne fushaten elektorale PD ka cilesuar si prioritare fushat si integrimi punesimi infrastruktura paga e pensione investime ne fshat arsimi shendetesia etj.


Gjate sesionit te pare e te dyte parlamentar te legjislatures se XVIII-te ne Kuvendin e Shqiperise pas monitorimit te 143 ceshtjeve gjate seancave plenare rezulton se Partia Demokratike permes grupit te saj parlamentar ka arritur te qas me platformen e saj elektorale vetem 14 nisma ligjore nga 143 te tilla te miratuara gjate seancave plenare.


Domethene rreth 9.8 te totalit te ligjeve te miratuara nga Kuvendi i Shqiperise kane qene te reflektuara ne premtimet elektorale te Partise Demokratike - thuhet ne raport. Sipas tij premtimet e pambajtura qe prekin ne menyre direkte qytetaret jane punesimi furnizimi me uje dhe rritja e asistences sociale.


PS


Partia Socialiste eshte forca e dyte me e madhe ne Kuvendin e Shqiperise pas Partise Demokratike e cila ka mazhorancen parlamentare. Ky grup parlamentar kryesohet nga deputeti socialist z. Gramoz Ruci.


Ne perberjen e tij grupi parlamentar Socialist ka trembedhjete anetare gra e perkthyer ne perqindje 20 - thuhet ne raport. Sipas tij ne platformen zgjedhore per zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2009 Partia Socialiste ka premtuar te fokusohet ne shtate drejtime themelore. Grupi parlamentar i Partise Socialiste eshte paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise per here te pare ne seancen e dates 25 shkurt 2010 gjate se ciles u krye dhe procedura e betimit te deputeteve.


Pra gjate sesionit te pare parlamentar dhe muajin e pare te sesionit te dyte deputetet socialiste si rrjedhoje e vendimit politik te Partise Socialiste per bojkotim te jetes parlamentare deri ne kryerjen e transparences zgjedhore nuk kane marre pjese ne veprimtarine parlamentare te legjislativit shqiptar. Ne keto kushte eshte e pamundur te analizohet apo interpretohet performanca parlamentare e ketij subjekti per kete periudhe kohore - thuhet ne raport.


Sipas tij ne nivelin e analizes se platformes elektorale te subjektit politik Partia Socialiste e Shqiperise vlen te theksohet fakti qe perkojne me ceshtjet qe jane diskutuar dhe me pas kane marre zgjidhje politike permes miratimit te ligjeve perkatese 18 nga 143 nisma ligjore te miratuara ne Parlament gjate dy sesioneve te para.


Ne 18 nismat ligjore te cilat u pergjigjen problemeve te ngritura nga Partia Socialiste ne platformen e saj elektorale gjate fushates zgjedhore te vitit 2009 perfaqesuesit parlamentare te kesaj partie jane shprehur pro ne votimin e 2 prej tyre dhe nuk kane marre pjese ne votimin e 16 nismave ligjore te tjera. Kjo do te thote qe perfaqesuesit socialiste te mandatuar nga qytetaret shqiptare kane arritur te realizojne gjate dy sesioneve te para parlamentare vetem 1.4 te premtimeve elektorale.


Raporti analizon grupin e PS-se


Deputetet e Grupit Parlamentar Socialist nuk kane qene te pranishem ne procesin e diskutimit dhe me pas miratimit te shumices derrmuese te nismave ligjore kjo sic eshte permendur dhe me siper per arsye te bojkotit politik.


Nga monitorimi i veprimtarise parlamentare nga skuadra Une Votoj mbeshtetur dhe ne analizen e te dhenave pasqyruar per secilen kategori premtimesh me lart eshte vene re qe mungesa e perfaqesuesve legjislative te shumices se qytetareve ka pasur nje impakt negativ ne diskutimit dhe ndermarrjen nismave konkrete qe i hapin rruge hartimit dhe zbatimit te politikave publike ne sherbim te problemeve dhe ceshtjeve te nje rendesie te vecante per qytetaret.


Keshtu pavaresisht se Partia Socialiste eshte angazhuar gjate fushates elektorale te vitit 2009 per ndermarrjen e nismave per zbutjen e varferise papunesise permiresimin e kuadrit ligjor ne fushen e arsimit kultures sistemin shendetesor me prioritet kujdesin shendetesor ndaj grave dhe femijeve reformimin e sistemit te drejtesise per garantimin e pavaresise se gjyqesorit te gjitha keto ceshtje kane mbetur te patrajtuara nga organi me i larte ligjvenes ne vend Kuvendi i Shqiperise.


Nisur nga te drejtat e njohura te deputetit ne cilesine e perfaqesuesit te qytetareve per inicimin e nismave ligjore sic parashikohet ne nenin 68 pika 1 te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise dhe ne nenin 81 pika 1 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise cdo deputet ka mundesine te propozoje ligje e drejte kjo qe nuk eshte shfrytezuar nga asnje prej deputeteve socialiste ne dallim nga legjislatura e shkuar parlamentare te kushtezuar kryesisht nga mungesa fizike ne Parlament si rrjedhoje e vendimit politik per bojkotimin e veprimtarise parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›