Ohër, Nishani e Halimi: Shqipëria sukses në sistemin e drejtësisë

Lufta kundër krimit të organizuar si dhe korrupsionit, ka qenë kryefjala e dy fjalimeve në Forumin Ministerial BE-Ballkani Perendimor për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, organizuar nga presidenca polake e BE-së në Ohër, Maqedoni nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ai i Drejtësisë Eduard Halimi. Ndër të tjera ata kanë vënë në dukje arritjet që ka bërë vendi ynë në këto dy fusha.
"Lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt zonës Shengen dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme janë ndër fushat prioritare për qeverinë shqiptare. Shqipëria vazhdon të arrijë sukses me programin e saj për reduktimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave, për garantimin e një kontrolli efektiv dhe sigurimin e territorit të saj, ku gjatë vitit 2011, në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, nga numri i rasteve të konstatuara ka rritje të fuqisë zbuluese me mbi 15 %, në raport me vitin 2010”, tha ministri i Brendshëm Bujar Nishani
Ndërsa në ditën e dytë të këtij forumi ministri i Drejësisë Eduard Halimi ka theksuar për pavarësinë e gjyqësorit.
"Pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe përgjegjësia e aktoreve ndaj ligjit, janë themelore për ne. Iku koha kur ne krye te gjykatave ishin politikanë. Hyrja në gjyqësor vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Jo me deputete pjesëtarë në gjykata. Ne kemi një pakete ligjesh ne parlament për rritjen e pavarësisë. Politika , zero influence në zgjedhjen e Prokurorit te Përgjithshëm. Transferimi dhe promovimi I gjyqtareve është një proces qe po punohet nga KLD".
Polonia është shteti i cili ka edhe presidencën e rradhës së Bashkimit europian, ku shqipëria duhet të plotësojë 12 krieteret e lëna nga BE.