PS dërgon në Kuvend draftin: Tvsh 0% për ushqimet e ilacet
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka dërguar mesditën e sotme në Kuvendion e Shqipërisë draftin për heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore, ilacet, shërbimin shëndetësor.
Ashtu sic edhe ishte paralajmëruar nga grupi parlamentar socialist, drafti parashikon përjashtim nga TVSH-ja të ushqimeve bazë, si buka, gruri , veza e qumështi, e bashkë me to ilacet dhe shërbimi shëndetësor.
“Barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18 %. Gjatë kësaj periudhe megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44 %, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur si më poshtë: Energjia elektrike është rritur 62 %; Barnat jane rritur 43 %; Shërbimi shëndetësor është rritur 50 %; Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 %”,- thuhet në draftin e PS.
Opozita akuzon qeverinë pasi sipas saj ajo ka vendosur një sitem referencash ku në mënyrë arbitrare përcaktohen nivelet e cmimeve duke ndikuar drejtpërdrejt në treg dhe në konkurrencën e lirë, ndërkohë PS thekson se propozimi i saj mund të jetë zgjidhje për krizën.
“Në kushtet e problemeve serioze me deficitin dhe borxhin publik (sovran) të ekonomisë tonë, po ashtu si dhe të shumë ekonomive rajonale apo më gjerë, propozimi i grupit parlamentar të PS është një përpjekje serioze, për të rritur efikasitetin e administratës tatimore, uljen e evazionit të madh fiskal dhe mundësimin e luftës ndaj korrupsionit, me qëllim dhe në funksion të rritjes së konsumit dhe uljes së varfërisë në vend” – vijon drafti i PS.
Sipas grupit parlementar socialist përshkallëzimi i TVSH-së në 0, nuk sjell probleme, pasi sipas PS vendosja e kasave fiskale duhej tashmë të kishte ulur në mënyrë të dukshme evazionin fiskal.
“Nevojat për mallrat vaj, sheqer, oriz plotesohen të gjitha nga importi dhe përgjysmimi i TVSH-së për këto mallra do të sillte një efekt në buxhetin e shtetit jo më të madh se 1,8 mld lekë. Ndërsa tatimi me 0% TVSH i grurit, miellit, bukës, qumështit dhe vezëve do të ketë një efekt jo më shumë se 1,9 mld lekë. Efektet financiare pasojë e kësaj nisme ligjore mund të përballohen nga të ardhurat e siguruara nga dhënia e licensës së II të 3G, por edhe nga përmiresimi i administrit fiskal e vecanerisht uljes së evazionit fiskal”,- sqarohet në draftin e PS.
(e.m/BalkanWeb)