E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, ulet mbështetja për anëtarësimin në BE

PODGORICË- Mbështetja e qytetarëve të Malit të Zi për anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian është ulur tetë për qind në një vit.

Sipas rezultatit më të fundit të publikuar sot në Podgoricë ku u anketuan 1 035 qytetarë, rezulton se rreth 62 për qind e malazezëve vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian.

Në muajin dhjetor 2010, kur drejtuesit evropianë vendosën t'i akordojnë Malit të Zi statusin e vendit kandidat në BE, kjo mbështetje ishte 70 për qind.

Mali i Zi shpreson që Komisioni Evropian t'i japë më 12 tetor një datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Mali i Zi i cili që prej vitit 2006 ka fituar pavarësinë shpreson gjithashtu të përfshihet në NATO. Sondazhi thekson se edhe mbështetja për NATO-n ka pësuar ulje. Rreth 31 për qind e malazezëve mbështesin anëtarësimin në NATO nga 35 për qind në nëntor të vitit të kaluar.
(e.m/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›