Senati: Universitetet private, jo me paratë e shtetit
TIRANE- Një draft me shumë mangësi dhe që nuk qartëson statusin e universiteteve publike në raport me ato private, nuk shpjegon se si do të funksionojë skema e re e financimit dhe përse as ka argumente se përse shtetërorit i vendosen limite në pranimin e studentëve dhe privatët janë të lirë të pranojnë sa studentë të duan. Kanë qenë këto disa nga pikëpyetjet që senati i Universitetit të Tiranës, ka ngritur dje pas diskutimit të draftit për mënyrën e re të financimit që u ka mbërritur pak kohë më parë nga ministria e Arsimit. Mësohet se këto pyetje do t'i dërgohen edhe MASH-it, për ta bërë më të qartë skemën që pritet të hyjë në fuqi që vitin e ardhshëm akademik.
Dyshimet
Megjithëse nga ministria e Arsimit dhe e Shkencës është lançuar si një nga reformat që do t'i japë secilit atë që meriton, universiteti më i madh i vendit, ai i Tiranës është skeptik për skemën e re të financimit. Në mbledhjen e djeshme të senatit të universitetit të Tiranës është konkluduar se ky draft ka shumë paqartësi dhe nuk jep as në vija të përgjithshme se si do të funksionojë kjo skemë. Pikërisht për këtë arsye ata kanë hartuar një listë më pyetje drejtuar MASH-it ku i kërkojnë sqarime. Pyetja e parë, e senatit të UT-së, ka të bëjnë me cilësinë e studentit. "Performanca në Maturën Shtetërore", a do të jetë kriter nëse institucioni ku studenti do të studiojë, do të përfitojë nga skema e re e financimit? Ndërsa të paqartë ky universitetet ka edhe për metodologjinë që do të përdoret për të përcaktuar koston e studentëve për çdo universitet publik, ndaj i ka kërkuar sqarime MASH-it. Gjithashtu një pikë tjetër e kontestueshme ka qenë edhe ajo e vendosjes së kufirit për pranimet në universitete publike, ndërsa për privatët ky kufi është lënë i hapur. "Në skemën e re të financimit, parashikohet që universitetet publike nuk mund të rekrutojnë studentë mbi kuotën e përcaktuar nga ministria e Arsimit, për të cilët do të merret financimi nga skema e re, ndërsa universitetet private mund të regjistrojnë studentë mbi kuotat e përcaktuara nga ministria pa limit. A nuk vë kjo në pikëpyetje vetë filozofinë që kjo skemë kërkon të promovojë, "Barazi midis institucioneve të Arsimit të Lartë dhe konkurrencë të drejtë"?", - pyesin drejtuesit e universitetit të Tiranës, shqetësim të cilin ata e ngrenë edhe për sistemin part-time, për të cilin publikët mund të marrin vetëm 10% të atyre të ditës, numër ky që është shumë më i ulët se ata që e kërkojnë çdo vit. Senati i Universitetit të Tiranës i ka kërkuar ministrisë t'i shpjegojë nëse ajo e ka parashikuar, se cili do të jetë efekti mbi të ardhurat dytësore të universiteteve publike nga kjo skemë, cilat do të jenë rrugët që do t'i mbrojë universitetet publike nga konkurrenca e universiteteve OJF me ndihmë publike "kur dihet se duke qenë se do të kenë edhe studentë me kuota të larta, do të kenë mundësi t'u ofrojnë stafit pedagogjik paga shumë më të larta se atij në universitete publike", a parashikohet në reformë rritja e pagave në sektorin e universiteteve publike, apo cilat do të jenë mekanizmat që do të sigurojnë kontrollin dhe monitorimin e këtyre universiteteve OJF me financim publik. Senati i UT-së ngre pikëpyetje edhe për kohën e shkurtër kur parashikohet të hyjë në fuqi kjo skemë e re financimi, në fillim të 2013-ës, kur ende universiteteve nuk janë bërë publike kriteret mbi bazën e të cilave do fillojë aplikimi i kësaj skeme për universitetet private ndërkohë që në material pranohet që procesi i akreditimit nuk ka qenë rigoroz dhe strikt dhe se privatët kanë funksionuar mbi baza ligjore jo të qarta dhe të kuptueshme.
(s.g/Esmeralda Keta/balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: Senati: Universitetet private, jo me paratë e shtetit