Çitaku: Së shpejti dialogu për liberalizimin e vizave
PRISHTINË- Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka deklaruar se Komisioni Evropian do të rekomandojë së shpejti hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Ministrja kosovare sqaron se institucionet do të kryejnë të gjitha detyrimet në mënyrë që Kosova të marrë sa më parë udhërrëfyesin e vizave, raporton Telegraf.
“Është e qartë se ka progres në terren dhe tashmë është rrjedhojë logjike dhe proces i natyrshëm marrja e udhërrëfyesit”,- thekson
Çitaku.
Kosova ka shënuar progres në procesin e integrimit, ndaj minsitrja e Integrimit Europian të Kosovës e shikon e optimizëm hapjen e dialogut me KE, për vizat.
“Në fillim të muajit kemi pasur misionin vlerësues të KE-së që kanë bërë vlerësimin, e kam raportin dhe tashmë është e qartë se Kosova ka shënuar progres të konsiderueshëm në procesin e integrimit dhe në procesin e standardeve në përgjithësi. Është e qartë se KE do të rekomandojë hapjen e dialogut dhe marrjen e udhërrëfyesit”, ka thënë Çitaku.
(e.m/BalkanWeb)