E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ohër, liderët e rajonit theksojnë nevojën e bashkëpunimit

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, në fjalën e tij z. Topi theksoi se bashkëpunimi duhet të vazhdojë e të përfshijë edhe vende të tjera.

“I sugjeroj mikut tim, Presidentit Vujanoviç, që të ftojë edhe Presidentin Tadiç në takimin tonë të ardhshëm që do të mbahet në Mal të Zi. Mund të mos biem dakord për gjithçka, por kemi çështje të rëndësishme me interes të përbashkët dhe Serbia nuk duhet t’u shmanget organizimeve rajonale", theksoi Presidenti Topi.
     
Presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi vlerësuan aktivitetin si shumë të rëndësishëm, tradicional, duke theksuar se ky takim mes katër krerëve të shteteve, si dhe takimet dypalëshe ku shprehen mendimet e sugjerimet e tyre për rritjen dhe thellimin e bashkëveprimit, do të jenë patjetër një kontribut i dobishëm në funksion të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes katër vendeve fqinje, në përmbushje të interesave të ndërsjella politike, ekonomike, etj.
    
Në mënyrë të veçantë, kryetarët e shteteve vlerësuan rëndësinë e këtij takimi, i cili do të shënojë një hap tjetër konkret e domethënës të përkushtimit serioz e të përbashkët për të përshpejtuar integrimin e plotë të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Maqedonisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
    
Ky takim shërbeu gjithashtu për përforcimin e një imazhi pozitiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ritheksoi dedikimin dhe vendosmërinë e përbashkët në interes të forcimit të bashkëpunimit rajonal, përparimit ekonomik, për të përballuar së bashku probleme, kriza dhe sfida, si dhe për të koordinuar nismat e mëtejshme e qëndrimet e përbashkëta mbi çështje rajonale e globale. /Start/

                                                                                             2011-07-12 16:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›