E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, arrestohet një person

LEZHË- Konflikti për një cështje pronësie ka përfunduar me dy viktima.

Preng Bardhi është qëlluar për vdekje më armë Pjetër Pjetri, të dy banorë të fshatit Kallmet në Lezhë.

Policia deklaroi fillimisht se dy personat kanë shtënë ndaj njëri-tjetrit, por sot është arrestuar djali i viktimës Bardhi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë Pjetër Pjetrin, për të marrë hakun e babait, e më pas është larguar na vendi i ngjarjes. Policia e ka ndaluar sot 21 vjecain Ylli Prenga, pas hetimeve për ngjarjen.

Ndërsa viktimat Preng Bardhi e Pjetër Pjetri vdiqën dje, njëri në vendngjarje dhe tjetri teksa transportohej në Spitalin Ushtarak.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat Policia e Lezhës sqaron se 21-vjecari pasi ka parë babain të qëllohet me armë nga Pjetër Pjetri ka shkuar në banesën e tij, e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes dhe pasi ka marrë një armë gjahu teke ka qëlluar ndaj tij.

21 vjecari u arrestua nën akuzën e “Vrasjes në kushtet e tronditjes së fortë psiqike” dhe “Mbajtjes pa leje e armëve të gjahut”, ndërsa janë sekuestruar edhe armët në cilësinë e provës materiale.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›