E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarohet deklarata e Baseskut, vepër e një hakeri serb

Një lajm i përhapur të martën shokoi mbarë opinionin shqiptar, sipas të cilit, Basesku theksonte se Rumania nuk do ta njihte kurrë Kosovën, duke e shoqëruar këtë deklaratë me fyerje të rënda ndaj popullit shqiptar në përgjithësi

Zyra e Presidentit rumun ka sqaruar gjithçka, duke konfirmuar se një haker serb ka ndërhyrë në faqen zyrtare të Presidencës. Ata sqarojnë se Presidenti Basesku nuk mund të lëshonte kurrë deklarata të tilla.

Në lajmin e publikuar dje theksohej se Basesku kishte deklaruar që vendi i tij nuk do ta njihte kurrë pavarësinë e Kosovës, pasi ajo ishte ilegale, ndërkohë që i etiketonte shqiptarët si “plehra” dhe “jevgj të ndyrë”. /Start/

                                                                                             2011-07-13 09:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›