Kthimi i emigrantëve, fluks në portin e Durrësit
DURRËS- Kthimi i emigrantëve për pushime në Shqipëri ka sjellë fluks në portin e Durrësit.
Mëngjesin e sotëm nga ky port raportohen vonesa edhe në ankorimin e trageteve. Kështu trageti i nisur nga Bari, Venturis Cerris, i cili duhej të mbërrinte rreth orës 7:00 është ankoruar në 9:00 të mëngjesit. Po ashtu janë në pritje të ankorohen edhe dy tragete të tjerë. Autoritetet portuale sqarojnë se këto vonesa kanë ardhur nga Porti i Barit, pasi tragetet janë nisur me vonesë. Pritet që sot të ankorohen në total 5 tragete që vijnë nga Italia.
Policia portuale për të përballuar fluksin ka vënë në dispozicion të emigrantëve 18 sportele, që procedurat të kryhen sa më shpejt, ndërsa janë marrë të gjjitha masat për ruajtjen e rendit.
(m.a/BalkanWeb)